• петок, 05 декември 2025

Kidnapim i ri masiv në Nigeri: Nga një shkollë katolike janë grabitur edhe 52 nxënës

Kidnapim i ri masiv në Nigeri: Nga një shkollë katolike janë grabitur edhe 52 nxënës

Abuxha, 21 nëntor 2025 (MIA) – Një grup i armatosur ka kidnapuar 52 nxënës nga shkolla katolike “Shën Maria” në Nigeri, njoftoi sot stacioni televiziv lokal “Aris Njuz”. 

Kidnapimi ka ndodhur në shtetin federal Niger, ndërsa numri i nxënësve të kidnapuar ende po verifikohet. 

“Qeveria e shtetit Niger me dhimbje të thellë e mori lajmin shqetësues për kidnapimin e nxënësve nga shkolla ‘Shën Mëria’”, bëhet e ditur në kumtesë, duke shtuar se agjencitë e sigurisë po kërkojnë nxënësit. 

Nigeria ishte dëshmitare e një serie sulmesh nga persona të armatosur, duke përfshirë edhe kidnapimin e 25 nxënësve nga një internat katolik në shtetin Kebi të hënën. Sulmet tregojnë për rritjen e pasigurisë në këtë vend të Afrikës Perëndimore, ndërsa për shkak të sulmit të fundit ndaj një shkolle katolike, presidenti Bola Tinubu ishte i detyruar t’i shtyjë udhëtimet e huaja. 

Presidenti amerikan, Donald Tramp, në fund të tetorit deklaroi se të “krishterët në Nigeri përballen me kërcënim ekzistencial” dhe njoftoi shpërndarje të mundshme ose sulme ajrore. Dojçe Vele e transmetoi senatorin Ted Kruz i cili në X shkroi se autoritetet nigeriane i injorojnë dhe mundësojnë “vrasjet masive të të krishterëve nga ana e xhihadistëve islamikë”. 

Presidenti Tinubu i hodhi akuzat, duke thënë se “karakterizimi i Nigerisë si vend religjioz jotolerant nuk e reflekton realitetin tonë kombëtar”.  

Sipas Zyrës së KB-së për koordinim të çështjeve humanitare, në 15 vitet e fundit, civilët në Nigeri përballen me kërcënime të shumëfishta të sigurisë dhe rreziqe nga krimet për shkak të sulmeve, kidnapimeve dhe zhvatjeve nga grupe të ndryshme të armatosura, veçanërisht grupeve radikale islamike siç janë Boko Haram dhe Shteti Islamik. fc/

Foto: EPA

 

Остани поврзан