KE-ja ka ndarë tre milionë euro për mbështetjen e gazetarëve rusë dhe bjellorusë të dëbuar nga BE-ja
- Komisioni Evropian sot shpalli konkurs për projekte për mbështetjen e gazetarëve dhe mediave të pavarura nga Rusia dhe Bjellorusia që punojnë në BE, ndërsa për realizimin e të cilit janë paraparë pothujase tre milionë euro.

Bruksel, 3 janar 2025 (MIA) - Komisioni Evropian sot shpalli konkurs për projekte për mbështetjen e gazetarëve dhe mediave të pavarura nga Rusia dhe Bjellorusia që punojnë në BE, ndërsa për realizimin e të cilit janë paraparë pothujase tre milionë euro.
Ky konkurs i dytë i tillë, pas atij të vitit 2023, ka për qëllim ta mbështesë krijimin e një platforme pan-evropiane ose rrjet qendrash mediatike që promovojnë një mjedis pluralist mediatik dhe u mundësojnë gazetarëve dhe organeve mediatike të pavarura ruse dhe bjelloruse të vazhdojnë të publikojnë përmbajtje gazetareske dhe t'ua shpërndajnë publikut të tyre pa ndërhyrje nga jashtë.
Të drejtën e pjesëmarrjes në konkurs, i cili do të zgjasë deri më 14 mars të vitit 2025, kanë qeveritë, organizatat ndërkombëtare, organizatat joqeveritare dhe qendrat kërkimore.
Sipas vlerësimeve, vetëm në vitin 2024, rreth 1.500 gazetarë të pavarur nga Rusia dhe Bjellorusia u larguan ose u zhvendosën në një nga vendet anëtare të BE-së.
Me mbështetjen e re të pralajmërur, Komisioni i vazhdon përpjekjet e tij për ta bërë BE-në një qendër kryesore për ata që përpiqen për lirinë e shprehjes dhe demokracinë.
KE thekson se mbështetja për mediat e lira, të pavarura dhe pluraliste është e një rëndësie vendimtare dhe do të jetë pjesë e reflektimeve mbi "Mburojën e Demokracisë", përpunimi i të cilës i paralajmëroi Kryetarja Ursula fon der Lajeni kur i prezantoi udhëzimet politike të Komisionit për periudhën 2024-2029.
Foto: Arkivi i MIA-s