KE dhe PE nuk arritën marrëveshje rreth kornizës së ardhshme buxhetore të BE-së
- Takimi mes përfaqësuesve të Komisionit evropian dhe Parlamentit evropian kushtuar harmonizimit të qëndrimeve rreth Kornizës shumëvjeçare financiare të BE-së për periudhën 2028-2034, në vlerë prej 2.000 miliardë eurove, përfundoi mbrëmë vonë pa marrëveshje.
Bruksel, 6 nëntor 2025 (MIA) - Takimi mes përfaqësuesve të Komisionit evropian dhe Parlamentit evropian kushtuar harmonizimit të qëndrimeve rreth Kornizës shumëvjeçare financiare të BE-së për periudhën 2028-2034, në vlerë prej 2.000 miliardë eurove, përfundoi mbrëmë vonë pa marrëveshje.
Vërejtja kryesore e eurodeputetëve ishte rreth propozimit të Komisionit për bashkim të fondeve për subvencionim të zhvillimit rajonal dhe bujqësisë në "plane të vetme nacionale dhe rajonale për partneritet" në vlerë prej 865 miliardë euro.
Takimi u mbajt pasi që javën e kaluar grupet e deputetëve të Partisë popullore evropiane (EPP), Aleancës progresive të socialistëve dhe demorkatëve (SD), liberales Ta ripërtërijmë Evropën (RE) dhe Të Gjelbërve me letër të përbashkët kërcënuan se do t'i bllokojnë negociatat për kornizën e ardhshme buxhetore, nëse në të nuk bëhen ndryshime të konsiderueshme.
Plotësisht, letër të vet me vërejtje dhe kërkesa për ndryshime të Propozim-kornizës buxhetore në Eurokomision dërgoi edhe grupi i Konservatorëve dhe reformistëve evropiuanë (ECR).
Дополнително, свое писмо со забелешки и барања за измени на Предлог-буџетската рамка до Еврокомисијата упати и групата Европски конзервативци и реформисти (ЕЦР).
Nga ana tjetër, përfaqësues të PE-së deklaruan se "ka përparim" dhe se ndoshta mund të arrihet ndonjë marrëveshje deri në javën e ardhshme.
me qëllim që të dilet nga qorr-sokaku, Kryesia daneze me BE-në, sipas burimeve diplomatike, po përgatitë propozim me të cilin parashihet për "çështjet më të ndjeshme" rreth buxhetit të negociohet në nivelin më tëp lartë politik mes tre institucioneve kryesore të bllokut - Këshillit, KE-së dhe PE-së, prëderisa për çështjet e tjera zgjidhja të gjindet përmes negociatave në nivel teknik. ab/
Foto: МIА Arkivi