Katër shtëpi në rrezik nga rrëshqitja e tokës në Shipkovicë
- Katër shtëpi me 17 banorë nga fshati malor i Tetovës, Shipkovicë janë në rrezik nga erozioni që ndodhi natës mes të mërkurës dhe të enjtes.
Tetovë, 28 nëntor 2025 (MIA) - Katër shtëpi me 17 banorë nga fshati malor i Tetovës, Shipkovicë janë në rrezik nga erozioni që ndodhi natën mes të mërkurës dhe të enjtes.
Gjatë ditës së djeshme pas raportimit në Qendrën për Menaxhim me Kriza, në fshat erdhën përfaqësuesit e Komunës së Tetovës, QMK-së, SPB Tetovë dhe Inspektorati Ndërtimor nga Komuna e Tetovës, të cilët u dhanë udhëzime popullatës vendase që të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut nga paraqitje e rrëshqitjeve të reja.

"Ky dhe i madh ra nga lart. Tani jemi në rrezik, nuk mund të qëndrojmë brenda shtëpive. Edhe shtëpitë janë në rrezik, sepse dheu mund të bie dhe t'i rrëzojë poshtë. U zgjova natën, fillimisht në orën 1:20 të mëngjesit diku pati erozionin e parë, pastaj rreth orës 3:15 të mëngjesit përsëri, e dëgjova përsëri", tha Mumin Velija.
Në këtë fshat malor, i cili ndodhet në një zonë shkëmbore dhe kodrinore, janë ndërtuar tashmë mure mbajtëse në disa vende për të parandaluar rrëshqitjet e dheut. Vendasit tani presin që e njëjta gjë të bëhet edhe në këtë pjesë të fshatit.

Nuk ka përgjigje për pyetjen drejtuar Komunës së Tetovës se kur do të kryhet ndërhyrja.
"Shtabi i Krizës i Komunës së Tetovës, në bashkëpunim me Qendrën për Menaxhimin e Krizave, po e monitoron nga afër situatën në Shipkovicë, ku katër shtëpi janë të rrezikuara si pasojë e rrëshqitjes së dheut. Përveç kësaj, anëtarët e katër familjeve tashmë janë evakuuar dhe po kujdesen nga të afërmit e tyre. Gjithsej 17 banorë kanë lënë shtëpitë e tyre, ndërsa shiu vazhdon", theksuan nga Komuna e Tetovës. sa/
Foto: MIA