Katër fëmijë janë zhdukur në rajonin Samara në Rusi, kanë nisur kërkimet
- Policia ruse ka nisur kërkimet për një djalë dhjetëvjeçar dhe tre vajza të moshës 5, 10 dhe 11 vjeç, të cilët u zhdukën në rajonin Samara mbrëmë pasi nuk u kthyen nga një shëtitje.
Samara, 21 dhjetor 2025 (MIA) – Policia ruse ka nisur kërkimet për një djalë dhjetëvjeçar dhe tre vajza të moshës 5, 10 dhe 11 vjeç, të cilët u zhdukën në rajonin Samara mbrëmë pasi nuk u kthyen nga një shëtitje.
Siç kumtoi Organi Kryesor Administrativ i Ministrisë së Punëve të Brendshme për rajonin, fëmijët u zhdukën më 20 dhjetor 2025 rreth orës 20:30 sipas kohës lokale, ndërsa vendndodhja e tyre aktualisht nuk dihet.
Policia u ka dërguar një raport me përshkrime të fëmijëve të zhdukur deri te anëtarët e policisë dhe organizatave të tjera të sigurisë. Nëpunësit e policisë kriminale po mbledhin deklarata dhe po marrin në pyetje rrethin e të njohurve të fëmijëve.
Policia po kryen kërkime të gjera në terren, përfshirë kërkimin e oborreve, rrugëve, ndërtesave të braktisura dhe vendeve të tjera, njoftuan mediat lokale. ls/
Foto: Piksabej ilustrim