Kasami: Të ketë lista të hapura, ndërsa me ndryshimet e Kodit zgjedhor të gjendet mundësi për pjesëmarrje më të madhe të diasporës në votim
- Të hiqet qeveria teknike menjëherë, ndërsa nëse nuk ka pëlqim nga të gjithë autorët politikë, atëherë edhe zgjedhjet e ardhshme të rregullta parlamentare të mbahen me qeveri teknike dhe pastaj të hiqet, është qëndrimi i koalicionit "Vlen", që u parashtrua në takimin e sotëm të liderëve.
Shkup, 14 janar 2026 (MIA) - Të hiqet qeveria teknike menjëherë, ndërsa nëse nuk ka pëlqim nga të gjithë autorët politikë, atëherë edhe zgjedhjet e ardhshme të rregullta parlamentare të mbahen me qeveri teknike dhe pastaj të hiqet, është qëndrimi i koalicionit "Vlen", që u parashtrua në takimin e sotëm të liderëve.
Siç deklaroi kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami nga koalicioni "Vlen" në takimin u parashtrua edhe kërkesa me ndryshimet e Kodit zgjedhor për t'u gjetur mundësia për pjesëmarrje më të madhe të votimit të diasporës.
"Për njësitë zgjedhore nuk kemi qëndrim, më me rëndësi është, sido që vendoset, edhe për një njësi zgjedhore, të ketë lista të hapura", tha Kasami.
Ai e përshëndeti takimin e sotëm të liderëve, ku, tha, janë hapur shumë tema, politike dhe ekonomike dhe ka pasur diskutim konstruktiv. bsh/
Фото/видео: МИА