• недела, 11 јануари 2026

Karnavali i Vevçanit do të mbahet më 12 dhe 13 janar

Karnavali i Vevçanit do të mbahet më 12 dhe 13 janar

Shkup, 9 janar 2026 (MIA) – Karnavali tradicional i Vevçanit, një nga karnavalet më të vjetra në Ballkan, do të mbahet më 12 dhe 13 janar, me procesionin qendror më 13 janar nga ora 13, kur në qendër të Vevçanit do të takohen karnevalistët nga dy mëhallët. Kjo ishte paralajmëruar sot në konferencë për media në Shkup, me rastin e edicionit të këtij viti të “Karnavalit të Vevçanit 2026”. 

Kryetari i Komunës Vevçan, Spase Koçoski, u bëri thirrje qytetarëve që ta vizitojnë manifestimin, duke theksuar se gjatë ditëve të karnavalit i gjithë fshati jeton në frymën e traditës dhe bashkimit. 

Organizatorët paralajmëruan dhe program të pasur muzikor. 

Karnavali i Vevçanit, me traditë që daton rreth 1.400 vjet më parë, është një përzierje e zakoneve pagane, traditës së krishterë dhe satirës bashkëkohore dhe ka një rol të fortë shoqëror dhe kulturor në bashkësi. Karnavali shënon simbolikisht kalimin nga viti i vjetër në të riun dhe nevojën për pastrim, ripërtëritje dhe fillim të ri. fc/

Foto: MIA 

 

Остани поврзан