• сабота, 06 декември 2025

Kanadaja ndërton një naftëpërçues për të rritur eksportet e naftës në Azi

Kanadaja ndërton një naftëpërçues për të rritur eksportet e naftës në Azi

Otavë, 28 nëntor 2025 (MIA) - Kryeministri i Kanadasë, Mark Karni dhe kryeministrja e krahinës kanadeze Alberta, Daniella Smit, nënshkruan një marrëveshje për të ndërtuar një naftëpërçes, për të rritur eksportet e naftës me anije në Azi. 

Tubacioni do të shkojë nga Alberta, e pasur me naftë në një port të ri për anijet e mëdha në bregdetin e Oqeanit Paqësor të të krahinës Kolumbisë Britanike. 

Tubacioni pritet të ndërtohet deri në korrik të vitit 2026. Janë planifikuar konsultime, veçanërisht me bashkësitë indigjene në zonë, të cilat tashmë e kanë kundërshtuar tubacionin.  

Strategjia e Karnit për diversifikimin e tregtisë dhe zbutjen e efekteve të mosmarrëveshjes tregtare me SHBA parashikon një hapje më të madhe ndaj tregjeve botërore. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан