• петок, 05 декември 2025

Kamenicki: Sllovakia mund ta merr shembull Maqedoninë e Veriut, keni rritje prej rreth tre për qind, ndërsa tek ne është një për qind

Kamenicki: Sllovakia mund ta merr shembull Maqedoninë e Veriut, keni rritje prej rreth tre për qind, ndërsa tek ne është një për qind

Shkup, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Vendet tona janë të vogla dhe varen nga faktorë të jashtëm. Inflacioni në nivel të BE-së është 2 deri në 3 për qind, ndërsa në vendin tonë është rreth 4 për qind. Sllovakia, konkretisht, është shumë e varur nga Gjermania, Austria dhe Franca, por Gjermania dhe Austria janë momentalisht në recesion. Ne jemi prodhuesi më i madh i automjeteve në Evropë "per kapita" dhe varemi shumë nga ajo që ndodh në Gjermani dhe në vendet e tjera evropiane. Nga Gjermania duhet të arrijë porosia që momentalisht nuk ka arritur. Ne mund t'ju marrim shembull sepse keni një rritje prej rreth tre për qind, për dallim nga Sllovakia ku është një për qind, tha sot mionistri i Financave të Republikës së Sllovakisë, Ladislav Kamenicki pas takimit me nikoçiren e tij, ministren e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska. 

Kamenicki në konferencën e përbashkët për shtyp theksoi se në Evropë, konkurrenca midis furnizuesve të energjisë është mjaft e kufizuar. Duhet të lejohet, siç përmendi, blerja e energjisë aty ku është më e lirë, se sa të ketë konkurrencë të kufizuar siç është për momentin. 

"Në vitin 2020 - 2021 kishte krizë nga KOVIDI, e vuajtën të gjitha vendet. Jo vetëm ne, por edhe vendet e tjera kanë borxhe të mëdha. Unë jam për herë të dytë ministër i Financave. Herën e parë që u largova nga funksioni me një deficit prej një për qind, ndërsa kur u ktheva vitin e kaluar gjeta një deficit prej më shumë se 6 për qind. Megjithatë, Sllovakia i ndihmon qytetarët e saj, duke i stimuluar në marrdhënie të disa nga produktet energjetike. Në lidhje me energjetikën, besoj se në Evropë konkurrenca midis furnizuesve të energjisë nuk është aq e lartë sa do të donim, është mjaft e kufizuar. Duhet të na lejohet të blejmë energji aty ku është më e zakonshme, aty ku na përshtatet më mirë, në vend që të kemi konkurrencë të kufizuar siç është për momentin. Sllovakia prodhon shumë energji elektrike, kemi centrale bërthamore, tani planifikojmë të ndërtojmë një kapacitet tjetër të energjisë bërthamore. Për të qenë Evropa konkurruese, çmimet e energjisë duhet të jenë sa më të ulëta të jetë e mundur", theksoi Kamenicki. 

Ai informoi gjithashtu se në Sllovaki, në lidhje me evazionin fiskal dhe kthimin e taksave, është vendosur në përdorim një sistem elektronik për përpunimin e taksave dhe faturimin elektronik për të cilin do të kontrollohet nga Drejtoria Tatimore. "Me këtë jemi përpara në lidhje me BE-në, sepse BE-ja pret që të gjitha këto procese dhe faturat elektronike të futen në fuqi deri në vitin 2030", theksoi Kamenicki. 

Sipas Kamenickit, i cili është në vizitë të parë zyrtare në Maqedoni, Sllovakia është e gatshme ta ndihmojë vendin, veçanërisht në pjesën e procesit të integrimit evropian, por dëshiron dhe të shfrytëzojë përvojat e Maqedonisë, veçanërisht në pjesën e lëshimin e llogarive fiskale. 

"Ajo që duam të arrijmë me Memorandumin e bashkëpunimit midis shtatë vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut, ekziston në SHBA, por ne do të donim që ai të përdoret në Evropë. Besojmë se është e rëndësishme, veçanërisht për bizneset që mund ta përdorin këtë mundësi për të financuar sipërmarrjet e tyre me obligacione të ndryshme. Kjo hap tregun e tetë vendeve që nënshkruajnë Memorandumin, ku qytetarët dhe sipërmarrësit dhe nga Maqedonia do të jenë në gjendje të marrin pjesë së bashku në tregun e kapitalit. Kjo është e rëndësishme dhe sepse BE-ja tashmë 10-të vite është përpjekur të krijojë një bashkim të tillë të tregjeve të kapitalit, por deri më tani nuk ka qenë shumë e suksesshme. Ky projekt që kemi krijuar është në fakt unik në Evropë, brenda të cilit qytetarët mund të marrin pjesë në tregjet e kapitalit", potencoi ministri sllovak.  rq/

Foto/video: MIA

Остани поврзан