Ka ndëruar jetë ish-presidenti amerikan Dik Çejni
- Ish-presidenti i SHBA-së, Dilk Çejni ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare, njoftoi familja e tij, transmeton BBC.
Uashington, 3 nëntor 2025 (MIA) - Ish-presidenti i SHBA-së, Dilk Çejni ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare, njoftoi familja e tij, transmeton BBC.
Çejni shumë vite ka qenë pjesë e administratës republikane dhe nënpresident i ish-presidentit Xhorxh Bush në periudhën mes viteve 2001 dhe 2009.
Ai ka qenë figurë qendrore në pushtimin e Irakut në viti n 2003 nga ana e SHBA-së dhe forcave aleate.
Çejni, gjithashtu, ka qenë ministër i Mbrojtjes nën Xhorxh Bush të vjetrin, mes viteve 1989 dhe 1993.
Para kësaj, Çejni ka qenë shef i Kabinetit të Xherald Ford në Shtëpinë e Bardhë në vitet 1970-të, para se të kalojë një dekadë në Dhomën e përfaqësuesve.
Ish-biznesmen, Çejni ka qenë kryetar i firmës mbrojtëse "Halibraton" dhe në jetën personale ka qenë gjuetarë pasionant.
Kohët e fundit ai shkaktoi polemika politike kur mbështeti kandidaten presidenciale demokrate Kamala Harris në zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA.
Çejni njihej më së miri si një figurë qendrore në "luftën kundër terrorizmit" të Xhorxh Bush pas sulmeve të 11 shtatorit në vitin 2001 dhe një nga përfaqësuesit e parë të pushtimit të Irakut, raportoi BBC. mb/
Foto: MIA