Këshilli gjyqësor zgjodhi 49 gjyqtarë të rinj në shtet
- Dyzet e nëntë gjyqtarë të rinjë në shtet janë zgjedhur në seancën e sotme të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shkup, 10 mars 2025 (MIA) - Dyzet e nëntë gjyqtarë të rinjë në shtet janë zgjedhur në seancën e sotme të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Për gjyqtarë të Gjykatës themelore - Manastir janë zgjedhur Marija Filipovska - Popovska, Stefan Gajdarovski, Gordana Nikollovska dhe Aleksandra Sredovska - Llazanovski.
Për gjyqtarë në Gjykatën Themelore - Gjevgjeli janë zgjedhur Iva Conevska - Vangellova dhe Marta Spasovska.
Për gjyqtarë të Gjykatës Themelore – Gostivar janë zgjedhur Pëllumbesha Seferi, Arlinda Ademi - Osmani, Leonora Jakupi, Kujtim Fetai dhe Alen Sadiku.
Për gjyqtarë në gjykatat themelore në Dellçevë, Kavadar, Kërçovë, Koçan, Kriva Pallankë, Sveti Nikollë, Strugë dhe Veles janë zgjedhur Natashka Atanasovska, Kostadinka Kërstevska - Petrova, Urim Jusufi, Ivan Stojanov, Daniela Mlladenovska - Mitovska, Marina Misheva, Jasna Partalloska dhe Mila Cilakova.
Për gjyqtarë të Gjykatës Themelore - Kumanovë janë zgjedhur Natali Kolev - Bojkoviq, Behar Ameti, Arefat Veseli dhe Armend Mehmeti.
Për gjyqtarë në Gjykatën Themelore të Ohrit janë zgjedhur Elena Balevska dhe Ilsen Salieska Patiloska, ndërsa në Gjykatën Themelore Prilep - Filip Pasoski, Hari Karaxhoski, Petar Karaguleski dhe Jane Jakovski.
Për gjyqtarë të Gjykatës Themelore - Strumicë u zgjodhën Marija Manevska dhe Gordana Maçukova.
Për gjyqtarë në Gjykatën Themelore - Tetovë janë zgjedhur Arlinda Osmani, Emira Asani, Borçe Kostovski dhe Admire Ademi.
Për gjyqtarë në Gjykatën Themelore - Shtip u zgjodhën Marija Mihova dhe Dejana Dejanovska.
Këshilli Gjyqësor për gjyqtarë të Gjykatës Themelore Civile - Shkup zgjodhi Maja Boshkovska, Martina Kocevska - Rolevska, Sanja Angjeleska, Irina Neftenova - Peshevska, Valmira Axhirexha dhe Lira Bojko.
Për gjyqtarë në Gjykatën Themelore Penale - Shkup janë zgjedhur Sanja Llazova - Stojanova, Tereza Lazovska, Elizabeta Postolovska, Maja Kotevska, Biljana Shuplinovska - Jovevski dhe Sanida Jashar.
Në seancë, anëtarët e Këshillit Gjyqësor theksuan se interesim më të madh ka pasur për pozitat gjyqësore në gjykatat e Shkupit.
Foto dhe video: MIA