Largohen 60 metra kub mbetje nga deponitë e egra në komunat Çair, Qendër dhe Gazi Babë
- Ekipet e NP Higjiena Komunale - Shkup, gjatë ditës dhe mbrëmjes së djeshme kanë larguar disa deponi të mëdha të egra të vendosura në komunat Çair, Qendër dhe Gazi Babë të Shkupit.

Shkup, 11 mars 2025
Ekipet e NP Higjiena Komunale - Shkup, gjatë ditës dhe mbrëmjes së djeshme kanë larguar disa deponi të mëdha të egra të vendosura në komunat Çair, Qendër dhe Gazi Babë të Shkupit.
Në komunën Çair sërish është intervenuar në bulevardin Nikolla Karev (Rruga e plastikave), ku janë ngritur 30 metra kub mbetje komunale të përziera dhe të vëllimshme të hedhura në këndin e lojërave për fëmijë në cep me rrugën Maksut Sadik.
Në komunën Qendër janë larguar përafërsisht 20 metra kub mbetje të vëllimshme nga sipërfaqet publike dhe të trafikut në rrugët Metropolit Teodosij Gologanov dhe Fronti i Popullit. NP Higjiena Komunale - Shkup realizoi aktivitete edhe në komunën Gazi Babë të Shkupit, ku në lagjen Hipodrom janë ngritur 10 metra kub mbetje të vëllimshme dhe të kopshtit të hedhura në sipërfaqen e trafikut në afërsi të stacionit të fundit të autobusit nr. 50.
NP "Higjiena Komunale" - Shkup
________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.