Ditëve në vijim mot i ndryshueshëm dhe jo stabil me reshje të kohëpaskohshme të shiut
- Nën ndikimin e masës ajrore të ngrohtë dhe jostabile nga jugu, vijon periudhë me mot të ndryshueshëm dhe jo stabil me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në disa vende reshjet do të jenë here- herë të rrëmbyeshme (mbi 15 l/m2) në formë të stuhisë të shoqëruar me bubullima dhe erë të fortë nga drejtimi jugor (mbi 60 km/h). Procese më intensive do të zhvillohen nesër mbrëma, gjatë natës dhe të enjten në mëngjes, njofton DPHM.

Shkup, 11 mars 2025 (MIA) - Nën ndikimin e masës ajrore të ngrohtë dhe jostabile nga jugu, vijon periudhë me mot të ndryshueshëm dhe jo stabil me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në disa vende reshjet do të jenë here- herë të rrëmbyeshme (mbi 15 l/m2) në formë të stuhisë të shoqëruar me bubullima dhe erë të fortë nga drejtimi jugor (mbi 60 km/h). Procese më intensive do të zhvillohen nesër mbrëma, gjatë natës dhe të enjten në mëngjes, njofton DPHM.
Stabilizim të përkohshëm të motit do të ketë të premten. Ditën e shtunë, të dielën dhe të hënën në shumë vende, moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Shkaku i erës priten rënie të temperaturave ditore (7 deri në 10 gradë Celsius).
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira dhe i ngrohtë me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në disa pjesë të luginës reshjet do të jenë të rrëmbyeshme me erëra të forta, sidomos të enjten mbrëma. Reshje të reja shiu do të ketë të dielën dhe të hënën.
Foto: MIA