• недела, 05 мај 2024

Kopshti "Gonxha" në projektin e Erasmus plus me kopshtin nga Sofja

Kopshti

Shkup, 25 prill 2024 (MIA)- Projekti “Këngët e fëmijëve për festa të gëzuara” tanimë po realizohet sipas programit Erasmus plus ku janë të përfshirë kopshti "Gonxha ", kopshti “Sonçevo detstvo 65” nga Sofja dhe studio “MoCactus”-Sofja. Projekti ka nisur në janar 2023 dhe zgjat 18 muaj, pra do të përfundojë në korrik 2024.

Në shkurt - 2023 ishte takimi i parë mes partnerëve ku duhet të marrin pjesë dy shtete, përkatësisht Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut. Në takimin e parë u nënshkruan marrëveshjet bashkëpunimi dhe u dorëzua programi i punës, gjegjësisht çfarë duhet të realizohet në 18 muajt e ardhshëm derisa të zgjasë projekti.

Në prill 2023 u mbajt trajnimi i parë i punës mes të gjithë anëtarëve të tre partnerëve të projektit, pra dy kopshteve dhe studios MoCactus. Kolegët tanë patën mundësinë të njihen me hapat e parë të xhirimit me pajisje profesionale (kamera, stenda, mikrofona, drita profesionale etj.). Ky takim zgjati 5 ditë dhe u zhvillua në Shkup.

Në periudhën e ardhshme u dhanë detyra ku duhej të xhirohen një numër i caktuar videosh me fëmijët e dy kopshteve në mënyrë individuale, ku edukatoret e studios MoCactus u ngarkuan me vlerësimin e videove dhe evidentimin e mangësive për përvetësimin e materialit të mësuar.

Në gusht 2023 u mbajt trajnimi i dytë i punës në Sofja, ku mësuam të bëjmë set virtual në disa programe. Gjithashtu, pas trajnimi, ne patëm për detyrë të incizojmë disa video me sete virtuale të cilat i janë përcjellë studios MoCactus për vlerësim.

Në tetor 2023 u mbajt trajnimi i tretë i punës në Sofja, ku mësuam të xhironim në një ekran blu dhe të vendojmë sete virtuale me programin Vimix duke përdorur një pajisje miksimi videosh.

Ashtu si trajnimet të tjera, edhe ne kishim për detyrë të incizojmë 6 video për kalendarin e dakorduar, gjegjësisht 6 video nga Kopshti "Gonxha"-Shkup dhe 6 video nga Kopshti "Sonçevo detstvo 65"-Sofja për të cilat gjithashtu kemi përgatitur postera me kode që mund të skanohen dhe të hapet video në YouTube.

Më 23.4.2024 u mbajt uebinari ynë i përbashkët, ku u prezantua gjithë puna që kemi bërë për këtë periudhë nga të dy kopshtet me ndihmën e të gjitha pajisjeve që kemi marrë nga projekti.

Ky projekt ishte shumë argëtues për dy kopshtet ku fëmijët patën mundësinë të mësojnë për kultura të ndryshme me këngë dhe festa të ndryshme.

Тагови

Остани поврзан