Javën e ardhshme do të shpallet tenderi i ri për kontraktorin e Sallës Universale
- – Tenderi për kontraktorin e Sallës Universale nuk ka kaluar dhe javën e ardhshme do të publikohet përsëri. Sipas ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, procesi do të shtyhet për edhe dy muaj gjegjësisht deri në mes të janarit.
Shkup, 25 nëntor 2025 (MIA) – Tenderi për kontraktorin e Sallës Universale nuk ka kaluar dhe javën e ardhshme do të publikohet përsëri. Sipas ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, procesi do të shtyhet për edhe dy muaj gjegjësisht deri në mes të janarit.
“Për fat të keq, morëm njoftim nga Komisioni i Ankesave se tenderi për Sallën Universale nuk kaloi sepse kishte ankesë ose pakënaqësi në lidhje me kontraktorin, i cili ishte i vetmi kontraktor. Sipas mendimit tim, problemi nuk është thelbësor, por sidoqoftë, ka një njoftim nga Komisioni i Ankesave, kështu që javën tjetër do ta përsërisim tenderin për Sallën Universale”, deklaroi Lutkov, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës në Teatrin e Komedisë.
Në pyetjen nëse Shkupi do të ketë Sallë të re Universale deri në vitin 2028 kur qyteti do të jetë kryeqytet evropian i kulturës, ministri u përgjigj se procesi do të shtyhet për edhe dy muaj dhe se për tenderin e ri do të nevojitet më pak kohë.
“Tani procedura do të zgjasë pak më shkurt sepse faza në të cilën përgatitëm tenderin zgjati rreth 15-20 ditë. Tani nuk ka më vërejtje për atë fazë, që do të thotë se do ta shpallim menjëherë tenderin kur të kalojnë dhjetë ditët. Njoftimin e morëm javën e kaluar, të mërkurën ose të enjten, dhe menjëherë pas përfundimit të atyre dhjetë ditëve do ta shpallim përsëri tenderin. Kjo është rreth 30 ditë, shpresoj se deri në mesin e janarit do ta kemi kontraktorin e ri”, tha Lutkov.
Ministria e Kulturës dhe Turizmit më 18 tetor informoi se ka përfunduar procedura për zgjedhjen e kontraktorit për realizimin e projektit për rikonstruim të objektit të Sallës Universale në Shkup dhe se atë ditë ishte marrë Vendim për zgjedhjen e kontraktorit më të përshtatshëm pas furnizimit publik për “Realizimin e punëve ndërtimore dhe zejtare dhe enterierit në objektin Salla Universale në Shkup – sipas parimit të ndërtimit Çelësi në dorë”. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s