• сабота, 25 јануари 2025

Javën e ardhshme do të ketë takim mes Qeverisë dhe Sindikatës së AOGJSH-së për kërkesat e tyre

Javën e ardhshme do të ketë takim mes Qeverisë dhe Sindikatës së AOGJSH-së për kërkesat e tyre

Shkup, 24 janar 2025 (MIA) - Në fillim të javës së ardhshme do të ketë takim mes Qeverisë dhe Sindikatës së AOGJSH-së rreth kërkesave për shtesa prej 30 përqindëve dhe nënshkrimit të marëveshjeve kolektive. Kryeministri Hristiani Micskoski, paralajmëroi se do t'u propozojë dy-tre termine për takime, në të cilën do të bisedojnë dhe siç tha "do t'i analizojmë gjërat së bashku".

Mickoski, ndër të tjera, tha se përgatitet edhe takim i Këshillit ekonomiko-social, ku, gjithashtu, do të mund të bisedohet.

Fakt është se nëse nuk ka organizatorë, nuk mund të ketë terroristë. Askush nuk thotë se ata njerëz nuk kanë gabuar, askush nuk thotë se ata njerëz nuk kanë bërë shkelje, por ata njerëz për a

"Shpesh flasim se mënyrën, të cilën e kanë zgjedhur sindikalistët nuk është mënyra që të realizohen kërkesat dhe të tejkalohen të gjitha këto gjëra. Absolutisht javën e ardhshme do të takohem, normalisht në varësi të kohës së tyre të disponueshme. Do të takohemi, do të bisedojmë... Vetëm me biseda zgjidhen gjërat. Vetëm me biseda mund të vijmë deri në zgjidhje, e cila do të jetë e suksesshme", deklaroi Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas inspektimit në aktivietet ndërtimore në rrugën Katllanovë - Gradmanci.

Punonjës të disa ministrive, Enti Shtetëror të Statistikave dhe Arkivit Shtetëror kanë mbajtur disa protesta paralajmëruese para Ministrisë së Mjedisit, Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Financave nga data 14 deri më 17 janar të këtij viti, duke kërkuar nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive dhe pagesa prej 30 për qind rritje të pagave.

Kryetari i Sindikatës së AOGJSH-së, Tërpe Deanoski, në protestën para Ministrisë së Financave, më 17 janar të këtij viti, tha se kanë dorëzuar kërkesë formale për takim me kryeministrin, për të rifilluar dialogun që ishte ndërprerë në mënyrë të njëanshme nga Ministria e Financave, duke refuzuar marrëveshjet kolektive të propozuara për shtesën e pagës".

Qeveria më pas e pranoi ftesën për takim dhe njoftoi se ai do të mbahet pas kthimit të kryeministrit Hristijan Mickoski nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merrte pjesë në inaugurimin e presidentit të 47-të të SHBA-së, Donald Tramp. mb/

Foto: MIA

Тагови

Остани поврзан