• петок, 05 декември 2025

Japonia dhe SHBA-ja do të bashkëpunojnë në xehetari të metaleve të rralla tokësore nga fundi i oqeanit

Japonia dhe SHBA-ja do të bashkëpunojnë në xehetari të metaleve të rralla tokësore nga fundi i oqeanit

Tokio, 6 nëntor 2025 (MIA) - Japonia dhe SHBA-ja kanë ndër mend të bashkëpunojnë në fushën e xehetarisë së metaleve të rralla tokësore afër brigjeve të ishullit Minamitorishima, deklaroi kryeministrja japoneze, Sanae Takaiçi.

"Sigurimi i mënyrave të ndrsyshme për xehetari të metaleve të rralla tokësore është me rëndësi edhe për Japoninë edhe për SHBA-në. Do të vazhdojmë të shqyrtojmë mënyra specifike që Japonia dhe SHBA-ja të bashkëpunojnë në zhvillimin e burimeve të metaleve të rralla tokësore në ujërat në afërsi të ishullit Minamitorishima", tha ajo gjaët fjalimit në parlament. Minamitorishima ndodhet rreth 1.900 km larg tokës japoneze.

Sipas Takaiçit, studimet shkencore treguan se fundi i oqeanit në afërsi të ishullit përmban minerale të rralla, përfshirë metale të rralla tokësore. "për mkomentin po kryejmë hulumtime të mëtutjeshme, si dhe po studiojmë metoda të xehetarisë", shtoi ajo.

Kryeministrja theksoi se në janar 2026 është planifikuar të zbatohen teste demonstruese për ekstraktimin e metaëeve të rralla tokësore nga fundi i detit në thellësi prej 6.000 metrave.

Siç kumtuan paraprakisht mediumet japoneze, burimet ndodhen në rajonin e ishullit Minamitorishima në thellësi prej 5,5 mijë metrave dhe shtrihet në sipërfaqe prej 10 mijë kilometra katrorë. Atje janë zbuluar burime të formacioneve sferike minerale që përmbajnë metale të rralla. Volumi i përgjithshëm vlerësohet në 210 milionë tonë, të cilat përmbajnë rreth 610.000 tonë kobalt dhe 740.000 tonë nikël. ab/

foto: ЕPА arkivi

Остани поврзан