• недела, 11 јануари 2026

Janë rritur nivelet e lumenjve në rajonin e Dibrës, por nuk ka rrezik nga vërshimet

Janë rritur nivelet e lumenjve në rajonin e Dibrës, por nuk ka rrezik nga vërshimet

Dibër, 8 janar 2026 (MIA) - Reshjet e rrëmbyeshme të shiut që në ditët e kaluara ishin të pranishme në rajonin më të gjerë të Dibrës shkaktuan rritje të rrjedhave të ujit në lumenjtë Radikë dhe Garska Reka, si dhe rritje të nivelit të Liqenit të Dibrës. Megjithatë, për shkak të konfiguracionit të terrenit, në këtë rajon nuk ka rrezik nga vërshimet.

"Tani për tani nuk ka kurfarë probleme të shkaktuara nga reshjet intensive të shiut, që kushtëzoi nivel të rritur të Radikës dhe Garska Rekës, ndërsa me atë edhe të Liqenit të Dibrës. Për shkak të konfiguracionit të terrenit tek ne nuk ka rrezik për vërshime. Është e mundur dalja nga shtrati e lumit Radikë afër Kosovrastit të poshtëm, por për objektet nuk ka rrezik. Reshjet e shiut u ndalën, tani ka reshje të borës, kështu që rrjedhja do të jetë mëe  vogël", deklaroi për MIA-n Femia Ajroski, udhëheqës i Qendrës rajonale për menaxhim me kriza-Dibër.

Sipas tij, në rrugët e rajonit më të gjerë, ka shembje të shpeshta të dheut dhe gurëve, por ekipe të seksionit të Dibrës të Ndërmarrjes publike për mirëmbajtje të rrugëve magjistrale dhe rajonale janë vazhdimisht në terren për pastrimin e të njejtave, me qëllim të zhvillimit të sigurt të komunikacionit.

"Megjithatë për atë shkak, por edhe për shkak të temperaturave të ulëta të paralajmëruara, u bëjmë thirrje pjesëmarrësve në komuniakcion të jenë shumë të kujdesshëm dhe rreptësisht ta respektojnë sinjalizimin rrugor", bëri thirri Ajroski.

Siç konfirmuan më aprë për MIA-n, nga seksioni, janë të përgatitur për stinën e dimrit, si me mekanizmin enevojshëm, ashtu edhe me materialin abraziv.

Gjatë reshjeve të shiut, më shpesh shembje ka në aksin Dibër-Zhirovnicë, afër fshatrave Kosovrast i Poshtëm, jançe dhe Zhirovnicë, si dhe në afërsi të Urës së Rostushës, më pas në rrugën Dibër-Strugë, afër vendit Manastirec, më i njohur si "Tre çezmet", por edhe rrugët që çojnë drejt Qendrës Zhupë dhe rajonit të Rekës së Vogël. ab/

Foto: МIА

 

Остани поврзан