Janë gjetur mbetjet e aeroplanit i cili u rrëzua në Alaskë, të gjithë 10 personat humbën jetën
- – Janë gjetur mbetjet e aeroplanit të vogël i cili pardje u rrëzua në Alaskën perëndimore, ndërsa të gjithë 10 personat të cilët ishin në të kanë ndërruar jetë, njoftuan autoritetet.

Xhuno, 8 shkurt 2025 (MIA) – Janë gjetur mbetjet e aeroplanit të vogël i cili pardje u rrëzua në Alaskën perëndimore, ndërsa të gjithë 10 personat të cilët ishin në të kanë ndërruar jetë, njoftuan autoritetet.
Aeroplani “Bering Er” Cesna 208B Grand karavan u zhduk nga radari në rrugën drejt Noumit nga Unallaklit të enjten pasdite sipas kohës lokale. Në aeroplan ishin piloti dhe nëntë udhëtarë.
Aksidenti është një nga më vdekjeprurësit në atë shtet amerikan gjatë 25 viteve të fundit.
Shpëtimtarët e kërkuan fluturaken me helikopter në lokacionin e tij të fundit të njohur kur ishin gjetur mbetjet, deklaroi Majk Salerno, zëdhënës i rojës bregdetare amerikane.
Aeroplani gjendej rreth 54 kilometra nga Noum në detin e ngrirë.
Dy zhytës të rojës bregdetare ishin lëshuar që ta hetonin situatën, ndërsa tani por bëhen përpjekje që sa më shpejtë të nxirën të vdekurit, sepse në 18 orët e ardhshme parashihet përkeqësim i motit dhe ngrica të paqëndrueshme.
Administrata kombëtare amerikane për siguri në transport (NTSB) dërgon nëntë persona në vendin e aksidentit që t’i hetojnë rrethanat.
Fluturimi është mënyrë e zakonshme e transportit në Alaskë për shkak të sipërfaqes së madhe dhe infrastrukturës së kufizuar. Shumica e bashkësive nuk kanë lidhje me rrugët kryesore dhe zakonisht udhëtohet me aeroplanë të vegjël.
“Bering Er” shërben 32 fshatra në Alaskën perëndimore nga qendrat në Noum, Koceb dhe Unalaklit. Ka dy fluturime në ditë nga e hëna deri të shtunën për shumë destinacione.
Ky është aksidenti i tretë i madh në SHBA në tetë ditët e fundit. Një aeroplan i udhëtarëve dhe një helikopter ushtarak u përplasën në kryeqytetin Uashington, më 29 janar, me çka humbën jetën 67 persona. Një aeroplan transporti mjekësor u rrëzua në Filadelfia më 31 janar, me çka humbën jetën të gjithë gjashtë personat në bord dhe një person në tokë. fc/
Fotografia: Printskrin