• петок, 20 февруари 2026

Janushev: Vendosen rregulla të qarta dhe të unifikuara për zgjedhje të drejtorëve, anëtarëve të bordeve drejtuese dhe sekretarëve shtetërorë

Janushev: Vendosen rregulla të qarta dhe të unifikuara për zgjedhje të drejtorëve, anëtarëve të bordeve drejtuese dhe sekretarëve shtetërorë

Shkup, 21 janar 2026 (MIA) - Sektor transparent, llogaridhënës, profesional, cilësor dhe efikas në shpërbim të qytetarëve, i orientuar ndaj rezultateve, është qëllimi i Propozim ligjit për udhëheqësit e lartë të organeve të Administratës shtetërore dhe fondeve, tha sot sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev.

Në debatin publik për Propozimin e ligjit, Janushev potencoi se qëllimi është sigurimi i qasjes së barabartë deri te funksionet dhe emërimi sipas meritave, si dhe kryerja e paanshme dhe me përgjegjësi e punëve të adminisatratës shtetërore në drejtim të përforcimit të së drejtës dhe avancimit të efikasitetit të të gjitha organeve.

"Funksionet e udhëheqësve të lartë duhet të jenë të qasshme për të gjithë kandidatët e interesuar me kushte të barabarta. Emërimi i udhëheqësit të lartë është paraparë të bëhet në procedurë transparente, korrekte dhe konkurrente për selektim, me çka garantohet zgjedhja e kandidatit më të suksesshëm dhe më të mirë", nënvizoi Janushev.

Me ligjin, shtoi ai, vendosen rregulla të qarta dhe të unifikuara për përzgjedhjen e drejtorëve, anëtarëve të organeve kolegjiale, bordeve drejtuese dhe sekretarëve shtetërorë.

"Me këtë synojmë të zvogëlojmë ndikimin gjatë emërimit të udhëheqësve të lartë. Përkushtimi dhe angazhimi i kësaj Qeverie ndaj reformave në administratën publike është i dukshëm", theksoi Janushev.

Para sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, fjalim mbajti ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, duke e prezantuar Projekt-ligjin për udhëheqësit e lartë të organeve të Administratës shtetërore dhe fondeve. bsh/

Foto: MIA

Остани поврзан