• сабота, 06 декември 2025

Jamal: Nuk mendova për lojën time, desha që Barcelona të fitojë

Jamal: Nuk mendova për lojën time, desha që Barcelona të fitojë

Brizh, 6 nëntor 2025 (MIA) - Sulmuesi i Barcelonës, Lamin Jamal reflektoi mbi barazimin 3:3 me Klub Brizhin mbrëmë në fushën mysafire në raundin e katërt të Ligës së Kampionëve.

"Ishte ndeshje e vështirë. Barcelona deshi të fitojë tre pikë, por nuk ia arriti. Nuk kam menduar për lojën time. Desha që skuadra të fitojë. Me vjen mirë që kisha shumë kohë për të luajtur, kjo është gjë e mirë për rikuperimin tim", deklaroi Jamal pas ndeshjes në Belgjikë.

Barcelona ka shtatë pikë dhe u ngjit në vendin e 11-të në tabelë. Klubi Brizh është në vendin e 22-të me katër pikë. mb/

Foto: EPA

Остани поврзан