• петок, 05 декември 2025

Izraeli sërish e ka hapur vendkalimin Zikim në Gazën veriore për hyrje të kamionëve me ndihmë humanitare

Izraeli sërish e ka hapur vendkalimin Zikim në Gazën veriore për hyrje të kamionëve me ndihmë humanitare

Gazë, 12 nëntoir 2025 (MIA) - Izraeli sot e ka hapur vendkalimin Zikim, në Gazën veriore, për t'u mundësuar kamionëve me ndihmë humanitare të hyjnë në Rripin e Gazës, publikoi Reparti i Armatës izraelite, i obliguar për ndjekjen e dërgesës së ndihmës (COGAT).

Agjencitë për ndihmë të Kombeve të Bashkuara kërkuan rihapjen e sërishme të vendkalimit për të lejuar më shumë ndihma të arrijnë në Rripin e Gazës së shkatërruar veriore, veçanërisht pas një armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit muajin e kaluar, njoftuan mediat britanike.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për çështje humanitare (OCHA) njoftoi se vendkalimi u mbyll më 12 shtator dhe se prej atëherë asnjë agjenci humanitare nuk ishte në gjendje të dërgonte furnizime.

Ushtria izraelite nuk iu përgjigj kërkesës për koment.

Disa ndihma kanë hyrë në Gazën veriore nga jugu, por nevojitet shumë më tepër ndihmë sepse, sipas një raporti nga Monitor global për uri, i publikuar para një muaji, Qyteti i Gazës në veri dhe zonat përreth janë prekur zyrtarisht nga uria.

Në kumtesën e COGAT thuhet se vendkalimi u hap në përputhje me direktivën e administratës politike.

"Ndihma do të transferohet përmes KB-së dhe organizatave ndërkombëtare pas kontrolleve të hollësishme të sigurisë, të kryera nga Drejtoria e vendkalimeve tokësore të Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit", thuhet në kumtesë. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан