• петок, 05 декември 2025

Izraeli pretendon se ka vrarë një anëtar të një njësie elitare të Hezbollahut në Liban

Izraeli pretendon se ka vrarë një anëtar të një njësie elitare të Hezbollahut në Liban

Bejrut, 5 nëntor 2025 (MIA) – Në një sulm ajror izraelit sot është vrarë një burrë në një automjet në jug të Libanit, përderisa Izraeli kërcënohet se do të intensifikojë sulmet ndaj lëvizjes libaneze pro-iraniane Hezbollah.

Sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë, automjet u godit nga ajri në afërsi të Tirit, ku mbet i vrarë një persona dhe u plagosur një tjetër.

Sulmi ndodhi pranë një shkolle, duke shkaktuar panik tek fëmijët, transmetoi agjencia libaneze e lajmeve Ani.

Ushtria izraelite kumtoi se ka vrarë Husein Xhaber Dib, duke thënë se ai ishte anëtar i njësisë elitare Radvan të Hezbollahut.

IDF shtoi se ka vrarë rreth 20 persona, "aktivitetet e të cilëve shkelën marrëveshjet midis Izraelit dhe Libanit" gjatë muajit të kaluar.

Pavarësisht armëpushimi të rënë dakord në nëntor 2024, Izraeli sulmon shpesh fortesat e Hezbollahut në Liban.

Qëlliimi i armëpushmit ishte t'i jepet fund luftimeve prej një viti e më shumë midis Izraelit dhe Hezbollahut, por Izraeli ka shtuar sulmet ditët e fundit, duke pretenduar se dëshiron të parandalojë këtë lëvizje shiite nga ripërtrirja e kapaciteteve të saj ushtarake.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu të dielën e akuzoi Hezbollahun se po përpiqet të “riarmatoset”, ndërsa ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac, e akuzoi presidentin libanez Xhozef Aun se po e shtyn çarmatimin e rënë dakord të grupit.

Hezbollahu është dobësuar nga lufta e fundit me Izraelin, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë rritur presionin mbi autoritetet libaneze për ta çarmatosur atë, që lëvizja islamiste e refuzon.

Aun dje përsëriti ofertën e tij për negociata me qeverinë izraelite, duke theksuar se Tel Avivi zyrtar nuk i është përgjigjur propozimit të tij dhe vazhdon të sulmojë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан