Izraeli i ka kthyer trupat edhe të 15 palestinezëve në Gaza
- Autoritetet shëndetësore në Gaza kanë njoftuar se i kanë marrë trupat e 15 palestinezëve nga Izraeli.
Deir al-Bala, 10 nëntor 2025 (MIA) - Autoritetet shëndetësore në Gaza kanë njoftuar se i kanë marrë trupat e 15 palestinezëve nga Izraeli.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se Kryqi i Kuq i ka dorëzuar trupat, me çka numri i përgjithshëm deri më tani është rritur në 315.
Shkëmbimet zhvillohen si pjesë e armëpushimit mes izraelit dhe Hamasit, pasi që militantët palestinezë e kanë kthyer trupin e një pengu. mb/
Foto: EPA