• четврток, 04 декември 2025

ISHT do të kryejë mbikëqyrje të përforcuara të jashtëzakonshme tek tregtarët për "Black Friday"

ISHT do të kryejë mbikëqyrje të përforcuara të jashtëzakonshme tek tregtarët për

Shkup, 27 nëntor 2025 (MIA) - Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) me rastin e nxitjeve për aksione të paralajmëruara për shitje "Black Friday" do të kryejë mbikëqyrje të përforcuara të jashtëzakonshme tek tregtarët në të gjithë territorin e shtetit.

Qëllimi është, theksojnë nga ISHT-ja që të sigurohet mbrojtja e konsumatorëve nga praktikat jo të ndershme tregtare, si dhe respektimi i detyrimeve ligjore nga ana e tregtarëve, të cilët ofrojnë ulje çmimesh.

"U bëjmë thirrje të gjithë tregtarëve që të sigurojnë kushte korrekte tregtare dhe t'i respektojnë detyrimet ligjore. Çdo parregullsi, konfuzion të konsumatorëve dhe veprime mashtruese do të rezultojë me masa adekuate nga ana e Inspektoratit Shtetëror i Tregut konform ligjeve", thonë nga ISHT.

Njëherit, u bëjnë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo parregllsi në Inspektoratin Shtetëror të Tregut në 191 ose në www.dpi.gov.mk. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан