• среда, 20 ноември 2024

ISHP: Në tetor janë evidentuar 195 të sëmurë nga gripi, 56 raste me Kovid-19, ndërsa më i shpeshtë ishte enterokoliti

ISHP: Në tetor janë evidentuar 195 të sëmurë nga gripi, 56 raste me Kovid-19, ndërsa më i shpeshtë ishte enterokoliti

Shkup, 19 tetor 2024 (MIA) – Muajin e kaluar në shtet janë evidentuar 195 të sëmurë nga gripi, 56 raste të reja me Kovid-19, dy fëmijë me shyta, tre persona pozitivë në HIV dhe një me SIDË. Në tetor, sëmundja më e shpeshtë ngjitëse akute është enterokoliti me gjithsej 390 persona të regjistruar, bëhet e ditur në raportin më të ri të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), të publikuar sot pasdite. 

Gjatë tetorit, ishin regjistruar dy raste të shytave ngjitëse. Rasti i parë ishte fëmijë i moshës prej 12 vjet nga Ohri, rregullisht i vaksinuar sipas kalendarit të imunizimit, ndërsa diagnoza ishte vendosur klinikisht. Rasti i dytë ishte një fëmijë gjashtëvjeçar i vaksinuar me një dozë të vaksinës MRP, nga Shkupi, ndërsa diagnoza ishte konfirmuar në laborator. 

“Në numrin e përgjithshëm të rasteve të regjistruara të sëmundjeve të parandalueshme me vaksina, 78,6 për qind janë raste të kollës së mirë, si rezultat i epidemisë vijuese në territorin e qytetit të Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës. Gjatë muajit tetor, janë regjistruar raste në territorin e pesë QSHP/NJR përgjatë shtetit”, sqarojnë nga ISHP. 

Ishin regjistruar gjithsej 56 raste me Kovid-19, ndërsa te raportimet në grup për të sëmurë nga gripi – sëmundje të ngjashme me gripin ishin raportuar gjithsej 195 persona të sëmurë. 

Ishin regjistruar tre raste të konfirmuara në HIV dhe një në SIDË – persona të moshës prej 45 deri 49 vjet. 

Në grupin e infeksioneve seksualisht dhe të transmetueshme nga gjaku, duke përjashtuar HIV/SIDË, janë regjistruar 11 pacientë - janë raportuar shtatë raste me hepatit B viral, tre me sifilis dhe një infeksion me klamidia. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s, ISHP

Остани поврзан