Ish-eurokomisari Didie Rejnders zyrtarisht i dyshuar për larje parash
- Ish-komisari evropian për drejtësi dhe ministër në disa qeveri belge, Didie Rejnders zyrtarisht është i akuzuar për larje parash, pasi që u mor në pyetje nga organet hetuese më 16 tetor, kumtuan mbrëmë mediumet belge.
Bruksel, 5 nëntor 2025 (MIA) - Ish-komisari evropian për drejtësi dhe ministër në disa qeveri belge, Didie Rejnders zyrtarisht është i akuzuar për larje parash, pasi që u mor në pyetje nga organet hetuese më 16 tetor, kumtuan mbrëmë mediumet belge.
Aktakuza kundër Rejnders është inicuar për shkak të dyshimeve se "ka larë" para me prejardhje të dyshimtë, në atë mënyrë që më shpesh me para të gatshme ka blerë të a.sh. "e-bileta" për lojëra fati, vlera e të cilave është një dhe 100 euro dhe mund të merren në shumë pika shitjeje në mbarë Belgjikën, dhe më pas mjetet nga ata vauçerë që janë depozituar në llogarinë e dedikuar për lojëra fati i ka transferuar në llogarinë e tij personale të transaksionit.
Sipas organeve hetuese, "aktivitetet e dyshimta" të Rejndersit filluan që në kohën kur ishte ministër belg dhe zgjatën deri në vitin 2023 dhe supozohet se në këtë mënyrë ishin larë rreth një milion euro. Hetimi ishte inicuar në bazë të paraqitjes së "Lotarisë nacionale" në vitin 2022 për "transaksione të dyshimta".
Prokuroria publike belge dhe avokatët e Rejndersit refuzuan ta konfirmojnë informatën se ish-eurokomisari është i akuzuar.
Informatat se Rejnders është nën hetim për këtë rast u publikuan vitin e kalaur në dhjetor, vetëm disa ditë pasi që Rejnders e braktisi detyrën e eurokomisarit. Atëherë Rejnders vetëm u dëgjua nga policia, e cila kreu edhe bastisje në shtëpinë e tij në bruksel dhe në shtëpinë në pronësi të tij në vendin Visul, që ndodhet mes qyteteve Liezh dhe Namur.
Hetimi kundër Rejndersit për këtë rast filloi që në vitin 2023, por ai mbahej në fshehtësi derisa ai nuk e braktisi funksionin e eurokomisarit më 1 dhjetor 2024. ab/
Foto: МIА Arkivi