Irani mohon se lëshoi raketa drejt Turqisë
- Irani mohon se ka lëshuar një raketë drejt Turqisë. Mohimi nga Teherani vijoi pasi Ankaraja dje publikoi se mbrojtja ajrore e NATO-s kishte rrëzuar një raketë të prodhimit në Iran, ndërsa ajo kalonte nëpër hapësirën ajrore turke.
Teheran, 5 mars 2026 (MIA) - Irani mohon se ka lëshuar një raketë drejt Turqisë. Mohimi nga Teherani vijoi pasi Ankaraja dje publikoi se mbrojtja ajrore e NATO-s kishte rrëzuar një raketë të prodhimit në Iran, ndërsa ajo kalonte nëpër hapësirën ajrore turke.
"Forcat e Armatosura të Republikës Islamike të Iranit respektojnë sovranitetin e vendit fqinj dhe mik të Turqisë dhe mohojnë çdo lëshim raketash drejt territorit të saj, theksohet në kumtesën e Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura iraniane.
Ministria e Mbrojtjes turke kumtoi se raketa fluturoi mbi Irakun dhe Sirinë para se të rrëzohej nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor.
"I paralajmërojmë të gjitha palët të përmbahen nga veprimet që do ta përshkallëzonin më tej konfliktin në rajon. Në këtë kontekst, do të vazhdojmë të konsultohemi me NATO-n dhe aleatët tanë të tjerë", theksohet në kumtesën e Ministrisë të Mbrojtjes turke.
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, theksoi se Ankaraja po merr të gjitha masat e nevojshme paraprake në koordinim me aleatët e saj të NATO-s dhe se janë lëshuar paralajmërimet më të qarta për të parandaluar incidente të ngjashme.
Forcat amerikane janë të stacionuara në bazën ajrore Inxhirlik në Turqinë jugore, ku ranë mbetjet e raketës së kapur. rq/
Foto: arkivi i MIA-s