• сабота, 06 декември 2025

Inter dhe Milan zyrtarisht pronarë të stadiumit "San Siro"

Inter dhe Milan zyrtarisht pronarë të stadiumit

Milano, 5 nëntir 2025 (MIA) - Ekipet italiane Inter dhe Milan zyrtarisht u bënë bashkëpronarë të stadiumit "San Siro", i cili deri tani ishte në duar e qytetit të Milanos, që është hap kyç në planet e rivalëve të qytetit për ndërtimin e stadiumit të ri.

"Milan dhe Inter njoftojnë se sot kanë nënshkruar marrëveshje për shitblerje me qytetin e Milanos për përfitimin e pronësisë së rajonit urban San Siro, që e përfshin edhe stadiumin 'Xhuzepe Meaca' dhe tokën në rrethinë", njoftuan dy klubet në kumtesë të përbashkët.

Shitja e stadiumit u miratua nga Këshilli i Qytetit të Milanos më 30 shtator pas më shumë se 11 orë debat, me 24 vota "për", 20 "kundër" dhe dy të përmbajtur.

Milani dhe Interi kanë paguar 197 milionë euro për stadiumin ekzistues dhe parkingjet në afërsi, ku planifikojnë ta ndërtojnë stadiumin e ri, ku do të luajnë dy gjigantët.

San Siro i ri, me kapacitet prej 71.500 tifozëve, duhet të përfundojë në vitin 2031, ndërdsa dy klubet do të paguajnë 1,2 miliardë euro për ndërtimin e tij. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан