Inspektorati i Tregut zbuloi sasi më të madhe të produkteve të kontrabanduara nga duhani
- – Gjatë mbikëqyrjes inspektuese të Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT) te 23 subjekte juridike të cilët kryejnë tregti me pakicë me duhan dhe produkte duhani, te 16 persona juridikë ishin gjetur sasi të produkteve të duhanit për të cilat ata nuk kanë poseduar dokumente për furnizim nga ofertuesi dhe nuk i kishin shenjat e nevojshme – marka akcizë. Siç kumtoi ISHT, kontrollet ishin kryer më 17 dhe 18 nëntor në territorin e Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Kërçovës dhe Strugës.
Shkup, 20 nëntor 2025 (MIA) – Gjatë mbikëqyrjes inspektuese të Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT) te 23 subjekte juridike të cilët kryejnë tregti me pakicë me duhan dhe produkte duhani, te 16 persona juridikë ishin gjetur sasi të produkteve të duhanit për të cilat ata nuk kanë poseduar dokumente për furnizim nga ofertuesi dhe nuk i kishin shenjat e nevojshme – marka akcizë. Siç kumtoi ISHT, kontrollet ishin kryer më 17 dhe 18 nëntor në territorin e Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Kërçovës dhe Strugës.
“Në përputhje me kompetencat ligjore, produktet e gjetura në sasi prej mbi 3000 pako me vlerë mbi 1.000.000 denarë janë sekuestruar përkohësisht dhe i janë dorëzuar Agjencisë për Menaxhim me Pasuri të Sekuestruar të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për shkeljet e konstatuara, Inspektorati Shtetëror i Tregut, duke vepruar në përputhje me kompetencat ligjore, lëshoi urdhërpagesa për kundërvajtje, ndërsa për parregullsitë e konstatuara dërgoi njoftim deri te institucionet e tjera kompetente, Drejtoria e Doganave dhe Ministria e Punëve të Brendshme për veprime të mëtejshme”, njoftoi Inspektorati i Tregut.

Informon edhe se do të vazhdojë me zbatimin e mbikëqyrjeve inspektuese “me qëllim të konfirmimit dhe sanksionimit të tregtisë së jashtëligjshme në territorin e Republikës së Maqedonisë në bazë të kompetencave ligjore”.
“Aksioni është pjesë e përkushtimit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut për luftë kundër korrupsionit dhe krimit”, shtoi ISHT në kumtesë. fc/
Foto: Inspektorati Shtetëror i Tregut