Indonezia thotë se po përgatit 20.000 ushtarë për një mision të mundshëm në Gazë
- Presidenti indonezian Prabovo Subianto ka urdhëruar forcat e armatosura të përgatisin 20.000 ushtarë për një mision të mundshëm paqeruajtës të KB-së në Rripin e Gazës, njoftoi sot ministri i Mbrojtjes i vendit, Safri Samsudin, i cituar nga DPA.
Xhakartë, 14 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti indonezian Prabovo Subianto ka urdhëruar forcat e armatosura të përgatisin 20.000 ushtarë për një mision të mundshëm paqeruajtës të KB-së në Rripin e Gazës, njoftoi sot ministri i Mbrojtjes i vendit, Safri Samsudin, i cituar nga DPA.
Duke folur në Ministrinë e Mbrojtjes në Xhakartë, Safri Samsudin tha se forca do të përfshijë ushtarë me ekspertizë mjekësore dhe inxhinierike për të mbështetur operacionet humanitare në shkallë të gjerë, raportuan mediat indoneziane.
Kontingjenti po trajnohet për të trajtuar viktimat e luftës, për të rivendosur shërbimet vitale dhe për të ndihmuar në rindërtimin e infrastrukturës kyçe të nevojshme për jetën e përditshme në enklavë.
Pjesëmarrja e Indonezisë do të fokusohet në mbrojtjen e civilëve dhe mbështetjen e përpjekjeve ndërkombëtare për të siguruar paqe të qëndrueshme.
Safri shtoi se ende nuk ka një afat kohor për misionin dhe se Prabovo Subianto do të marrë një vendim përfundimtar pasi KB-ja të ketë sqaruar kërkesat e saj.
Presidenti i tha Asamblesë së Përgjithshme të KB-së në shtator se Indonezia ishte gati të dërgojë paqeruajtës në Gazë dhe zona të tjera konflikti.
Ende nuk ka paqeruajtës të vendosur të KB-së në enklavën palestineze.
Në Ripin e Gazës është në fuqi armëpushimi nga 10 nëntori, edhe pse që atëherë ka pasur disa raste të dhunës së ripërtërirë, raportoi DPA.
Foto: Arkivi i EPA