• петок, 05 декември 2025

Imamogllu kërkon transmetim drejtpërdrejt të gjykimit, akuzën kundër tij e quan "të turpshme"

Imamogllu kërkon transmetim drejtpërdrejt të gjykimit, akuzën kundër tij e quan

Stamboll, 12 nëntor 2025 (MIA) - Ish-prefekti i Stambollit, Ekrem Imamogllu, i cili është arrestua më 19 shkurt nën akuzën për korrupsion, e vlerësoi si "të turpshëm" aktakuzën në të cilën prokuroria turke kërkoi dënim me burg deri në 2.400 vote për të dhe bëri thirrje që procesi gjyqësor të transmetohet drejtpërdrejt në televizionin turk, publikoi gazeta "Sozxhu".

Në aktakuzën, e cila dje është dorëzuar në Gjykatën Penale të Stambollit për vepra të rënda, janë kyçur emra të 105 të paraburgosurve dhe 170 persona me masë mbikëqyrje gjyqësore, me çka numri i përgjithshëm i personave të dyshuar është 402. Sipas dokumentit, Imamogllu akuzohet për krijim dhe udhëheqje të grupit të organizuar kriminel, ndërsa aktakuza ndaj të tjerëve përfshijnë ndohmë koshiente të grupit, dhënie dhe marrje e ryshfetit, zhvatje, keqpërdorim të tenderëve, shkaktim i dëmit të organozatave të huaja përmes mashtrimeve dhe të tjera.

"Nuk kemi çka të fshehim nga populli jonë. Ata (zyrtarët) kanë arritur të përgatisin aktakuzë 237 ditë më vonë, falë hetimit joligjor, të ndjekur me shpifje, intriga dhe përndjekje, të cilët janë pa precedent për sistemin gjyqësor. Kjo aktakuzë është e orientuar drejt Partisë Popullore Republikane (CHP), e cila e ka themuar republikën tonë. Kjo është e turpshme! Bëj thirrje që Parlamenti të sigurojë transmetim të procesit gjyqësor në televizionin shtetëror TRT dhe në kanale tjera", shkroi Imamogllu sot në komunikatën e tij për aktakuzën.

Paralelisht me publikimin e aktakuzës kundër Imamogllut, Prokuroria e Stambollit kërkoi nga Gjykata Supremete e kasacionit të ngritë procedurë për mbyllje të partisë kryesore opozitare në vend - Partia Popullore Republikane (NRP), për shkak të financimit joligjor.

"Me këtë aktakuzë, qeveria turke ka zbuluar se dëshiron ta shkëpusë këtë vend nga demokracia", tha sot zëdhënësi i CHP-së, Deniz Juxhel, duke theksuar se akuzat kundër Imamogllut nuk ishin "dokument ligjor, por një sulm politik kundër të gjithë partisë".

Imamogllu u arrestua më 19 mars me akuza për korrupsion dhe disa ditë më vonë këshilli komunal i Stambollit e shkarkoi përkohësisht nga detyra dhe e la në paraburgim. Në kuadër të hetimit një numër i madh zyrtarësh komunalë u arrestuan gjithashtu për korrupsion në komunëm e madhe të Stambollit. Arrestimet shkaktuan një valë protestash, të përshkruara si më të mëdhatë në Turqi që nga viti 2013. mb/

Foto: DPA

Остани поврзан