• петок, 05 декември 2025

IDF lëshon paralajmërim për sulme ndaj Hezbollahut në dy qytete libaneze

IDF lëshon paralajmërim për sulme ndaj Hezbollahut në dy qytete libaneze

Tel Aviv, 19 nëntor 2025 (MIA) - Forcat mbrojtëse izraelite (IDF) kanë lëshuar paralajmërim për banorët e dy qyteteve në Libanin jugor, Deir Kifa dhe Shehur, para sulmeve ajrore të planifikuara ndaj infrastrukturës së Hezbollahut. 

Zëdhënësi i IDF-së, Aviçaj Adrej, tha se sulmet do të synojnë infrastrukturën ushtarake që i përket organizatës terroriste Hezbollah, si përgjigje të përpjekjeve të dyshuara të grupit për të rinovuar aktivitetet e tij në rajon, njoftoi Tajms of Izrael. 

IDF publikoi harta me lokacione që do të jenë në shënjestër, duke theksuar se banorët duhet të evakuohen menjëherë nga zonat për sigurinë e tyre. 

Më herët, në sulmin ajror izraelit ndaj një automjeti në fshatin Tiri në Libanin jugor jetën humbi një person, ndërsa u lënduan 11, duke përfshirë nxënës të cilët ishin në afërsi në një autobus shkolle, kumtuan sot personat zyrtarët libanezë. 

Sulmi ndodhi disa orë pasi një dron izraelit goditi kampin e refugjatëve palestinezë Ein el-Hilve, pas çka vrau 13 persona. rq/

Остани поврзан