IDF bëri të ditur se kishte eliminuar Zakutin, përgjegjës për financat e krahut ushtarak të Hamasit
- Armata izraelite sot njoftoi se para dy javëve në një operacion në Rripin e Gazës ka eliminuar Abdel Haj Zakut, i cili ishte përgjegjës për financat e krahut ushtarak të Hamasit.
Jerusalem, 24 dhjetor 2025 (MIA) - Armata izraelite sot njoftoi se para dy javëve në një operacion në Rripin e Gazës ka eliminuar Abdel Haj Zakut, i cili ishte përgjegjës për financat e krahut ushtarak të Hamasit.
Zakut u vra më 13 dhjetor në një sulm ajror izraelit. Gjatë sulmit Zakut ishte në një makinë me Raed Saed, i cili sipas IDF-së është "një nga arkitektët" e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit 2023.
Sipas IDF-së, Zaed gjatë vitit të kaluar ishte përgjegjës për mbledhjen dhe transferimin e dhjetëra miliona dollarëve te krahu i armatosur i Hamasit për të siguruar vazhdimin e luftimeve kundër Izraelit.
Lideri i Hamasit në Rripin e Gazës, Kalil al-Haja, e konfirmoi vdekjen e "komandantit Raed Said" dhe "shoqëruesve të tij".
Sipas armatës izraelite, Said mbikëqyri prodhimin e armëve për krahun ushtarak të Hamasit dhe mbikëqyri "forcimin e kapaciteteve" të lëvizjes islamiste.
Foto: Arkivi i MIA-s