I dyshuari për vrasjen masive në Universitetin Braun gjendet i vdekur
- Policia në shtetin amerikan Rod Ajlend dje njoftoi se i dyshuari për vrasjen fatale fundjavën e kaluar në Universitetin Braun gjendet i vdekur, njoftoi DPA.
Boston, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Policia në shtetin amerikan Rod Ajlend dje njoftoi se i dyshuari për vrasjen fatale fundjavën e kaluar në Universitetin Braun gjendet i vdekur, njoftoi DPA.
Shefi i policisë në Providens, Oskar Perez, në konferencën për shtyp deklaroi se i dyshuari është një student 48-të vjeçar nga Universiteti Braun dhe se është shtetas portugez.
Kryeprokurori i Rod Ajlend, Piter Nerona, deklaroi se i dyshuari, është "gjetur i vdekur, me valixhen në të cilën kishte dy armë dhe dëshmi në automobilin që saktë përputhen me atë që e shohim në vendin e ngjarjes këtu në Providens".
Agjenti special i FBI-së, Ted Dok, deklaroi se burri është gjetur mbrëmë në një depo në Salem, rreth 30 kilometra në veri të qendrës së Bostonit.

Burri i armatosur të shtunën gjuajti me armë në universitet, duke vrarë dy studentë dhe duke plagosur dy të tjerë, përkujton DPA.
Disa orë pas të shtënave së pari u arrestua një burrë, por më vonë u lirua. Prokurori Nerona në atë kohë tha se hetimi i mëtejshëm ka treguar se provat tregonin në një drejtim tjetër.
Motivi për sulmin ende nuk është konfirmuar. Qindra policë, duke përfshirë edhe personelin e FBI-së, u përfshinë në hetim.
Në ndërkohë autoritetet hetojnë nëse personi i njejtë e ka vrarë profesorin e MIT dy ditë pas sulmit ndaj universitetit.
Profesori i MIT, Nuno Loireiro, (47), të hënën vdiq në shtëpinë e tij në periferinë e Bostonit, rreth 80 kilometra në veri të kampusit të Braunit.
Përfaqësuesi zyrtar i FBI-së deklaroi këtë javë se autoritetet nuk besojnë se ekziston lidhje mes të shtënave të Braun të shtunën dhe vrasjes së profesorit të MIT. Loureiro ishte anëtar i Departamentit për shkencë bërthamore, inxhinieri dhe fizikë, si dhe në Qendrën për shkencë për plazmë dhe bashkim në MIT.
Hetuesit në Providens thanë se i dyshuari për të shtënat në Universitetin Braun është arratisur në këmbë në rrugët e rrethinës, që shkaktoi hetim i cili në masë të madhe mbështetej në pamjet e kamerave të sigurisë për objektet banesore, për shkak të mungesës së kamerave për mbikëqyrje në klasë dhe zonën përreth.
Policia publikoi pamje dhe video nga burri i maskuar për të cilin besohej se është sulmuesi dhe vazhdimisht kërkonte ndihmë nga opinioni për identifikimin e tij. Videoja e tregon të dyshuarin se si shetit nëpër lagjen e afërt dhe menjëherë pas sulmit, duke i përfshirë edhe momentet kur automjetet policore arritën me rotacion. sa/
foto: Printskrin X