Hulumtim: Gjysma e qytetarëve janë të gatshëm që ta përdorin dhunën për të mbrojtur veten dhe familjen
- Gjysma e qytetarëve (50,3 për qind) janë të gatshëm të përdorin dhunën që ta mbrojnë sigurinë e familjes së tyre, tregon hulumtimi i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) për perceotimin e qytetarëlve për sigurinë, si atë personale ashtu edhe atë të përgjithshmen, në vend, me anketën e zabtiar telefonike në ekzemplar reprezantues nacional prej 1000 të anketuarve.

Shkup, 13 shkurt 2025 (MIA) - Gjysma e qytetarëve (50,3 për qind) janë të gatshëm të përdorin dhunën që ta mbrojnë sigurinë e familjes së tyre, tregon hulumtimi i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) për perceotimin e qytetarëlve për sigurinë, si atë personale ashtu edhe atë të përgjithshmen, në vend, me anketën e zabtuar telefonike në ekzemplar reprezantues nacional prej 1000 të anketuarve.
"Gjothsej, 40,4 për qind e të anketuarve nuk pajtohen me asnjë nga qëndrimet, gjegjësisht vetë nuk do të përdornin dhunë për mbrojtje. Edhe pse përqindja e atyre që janë të gatshëm të denoncojnë dhunën janë shumicë (59,6 për qind), megjithatë shqetësojnë argumenette e pjesës së mbetur të të anketuarve për mosdenoncim: thonë se ajo nuk është punë e tyre, se nuk besojnë se kompetentët mund ta zgjidhin problemin, ose kanë frikë nga pasojat. Tek më të rijtë, ata të moshës mes 18 dhe 29 vjeç, më e ulët (46,2 për qind) është gatishmëria që të denoncojnë dhunë ose shkeëlje të ligjit, ndërsa një e katërta e yre kanë thënë se kjo nuk është punë e tyre", theksohet në kumtesën e QMBN
Shikuar në aspektin lokal, siç thonë nga QMBN, qytetarët më shumë i shqetësojnë rrugët jo të sigurta dhe ngasja e shpejtë (31,0 për qind). Në vend të dytë dhe të tretë renditen larjet e hesapeve kriminale (15,6 për qind) dhe dhuna në lidhje me abuzimin me drogën (15,5 për qind). Shqetësimi për rrugët e pasigurta dhe shpejtësinë rritet me rritjen e moshës së të anketuarve, nga 22,5 për qind tek ata nga 18 deri në 29 vjeç në 38,2 për qind tek qytetarët mbi 65 vjeç.
Nga QMBN njoftojnë s ehulumtimi është i përbërë nga dy pjesë, ndërsa në pjesën e dytë janë përpunuar çështje të ndërlidhura me sigurinë personale, faktorët që ndikojnë në të, ku qytetarët ndjehen më të sigirt, pse, etj.
"Rezultatet e anketës tregojnë se kur bëhet fjalë për sigurinë personale, gjysma e qytetarëve (52,7 për qind) ndjehen të sigurt në mjedisin ku jetojnë dhe punojnë. Maqedonasit etnikë (59,4 për qind) dhe pjesëtarët e komuniteteve tjera etnike (53,8 për qind) janë më të shumtë në mesin e atyre që ndjehen të sigurt, ndërsa kjo përqindje te shqiptarët etnikë është 33,3 për qind", thonë nga QMBN.
Hulumtimi është zbatuar nga ana e QMBN në bashkëpunim me kompaninë M-Prospekt. mb/
Foto: printskrin