• среда, 25 декември 2024

Hulumtim: Evropa Qendrore dhe Lindore edhe më tej të papërfaqësuar mjaftueshëm në pozicionet e BE-së

Hulumtim: Evropa Qendrore dhe Lindore edhe më tej të papërfaqësuar mjaftueshëm në pozicionet e BE-së

Paris, 20 shkurt 2023 (MIA) - Qytetarët e Evropës Perëndimore dhe Jugore ende mbajnë tetë nga dhjetë pozitat më me ndikim në BE, ndërsa Evropa Qendrore dhe Lindore janë ende jo mjaftueshëm të papërfaqësuara, tregon një studim i ri.

Hulumtimi i tretë "Observatori i përfaqësimit gjeografik në lidershipin e BE-së" ka përfshirë 73 subjekte  - institucione të BE-së, organe këshillimore, agjenci dhe organe të tjera, 90 pozicione dhe 512 zyrtarë nga viti 1952 deri në fund të vitit 2022. Hulumtimi i European Democracy Consulting (EDC) e ka konfirmuar dominimin e vazhdueshëm të Evropës Perëndimore dhe Jugore në pozicione drejtuese në BE. Autorët e hulumtimit u bënë thirrje institucioneve të BE-së që të marrin masa për përfaqësim më të drejtë të të gjithë qytetarëve evropianë.

Që nga zgjerimi i BE-së në vitin 2004, Evropa Perëndimore dhe Jugore marrin pjesë me 82 për qind në të gjitha emërimet dhe me 89 për qind në institucionet e BE-së, gjegjësisht në pozitat më të spikatura dhe më me ndikim. Nga ana tjetër, Evropa Qendrore dhe Lindore kanë marrë vetëm katër ose 5.5 për qind të emërimeve, gjë që e ka konfirmuar vazhdimin e përfaqësimit të tyre jo të mjaftueshëm.

Këto rezultate, siç thuhet në komunikatën e EDC, nuk janë rezultat i praktikave të mëparshme. Njëherit, vetëm në vitin 2022, qytetarët nga Evropa Perëndimore dhe Jugore kanë marrë 88 për qind të emërimeve të reja ose 80 për qind në periudhën 2020-2022, që është dhjetë pikë përqindje më shumë se në vitet 2019-2021.

Në vitin 2022, vetëm një qytetar nga Evropa Qendrore dhe Lindore është emëruar në një post të lartë.

Madje edhe për sa i përket numrit të popullsisë, qytetarët e Evropës Jugore kishin më shumë se dyfishin e zyrtarëve. Në të njëjtën kohë, ata nga Evropa Veriore, edhe pse nuk fituan një pozicion të rëndësishëm në vitin 2022, në periudhën 2020-2022 kishin 1.8 herë më shumë përfaqësim sesa ajo që konsiderohet e drejtë.

Në tre vitet e vëzhguara, qytetarët e Evropës Qendrore dhe Lindore u emëruan në pozita më pak të dukshme në agjencitë e BE-së.

Gjithashtu, në ato tre vite, Komisioni Evropian dhe Këshilli ishin përgjegjës për 35 për qind të të gjitha emërimeve, ndërsa qeveritë anëtare, përfaqësuesit dhe të emëruarit e tyre për 65 për qind. Përfaqësuesit e BE-së të zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët ishin përgjegjës për vetëm 1.8 për qind të të gjitha emërimeve. mb/

Остани поврзан