• среда, 14 јануари 2026

Hulio Iglesias akuzohet për sulm seksual ndaj dy grave

Hulio Iglesias akuzohet për sulm seksual ndaj dy grave

Madrid, 13 janar 2026 (MIA) - Legjenda e baladës spanjole, Hulio Iglesias po ballafaqohet me akuza se seksualisht ka sulmuar dy gra në vitin 2021. Më e reja prej tyre atëherë ka qenë 22 vjeç, njoftojnë mediumet spanjolle.

Gratë njoftojnë se ylli spanjoll, gjoja, seksualisht i ka abuzuar derisa kanë qenë të punësuara në villat e tij në Karaibe. Ndihmësja shtëpiake pohon se ka qenë e detyruar në seks, duke përshkruar hapa si shuplaka, dhunë fizike dhe verbale. Fizioterapistja, e cila po ashtu, ka punuar për këngëtarin, pohon se ka qenë e nënshtruar në prejke jo të hijshme, fyerje dhe nënçmime gjatë punës së saj, në atmosferë të kontrollit dhe shqetësimit të vazhdueshëm", njofton Independent britanik.

Sulmet gjoja kanë ndodhur në shtëpitë e tij në Punta Kana, Republikën Domenikane dhe Lajford Kej në Bahame.

Akuzat u publikuan dje, pas një hetimi të përbashkët nga gazeta spanjolle "El Diario" dhe stacioni televiziv "Univision". Një nga viktimat e supozuara, e cila njihet me emrin Rebeka (nuk është emri i saj i vërtetë), thotë se artisti spanjoll, atëherë 77 vjeç, e thërriste shpesh në dhomën e tij natën.

"Më shfrytëzonte pothuajse çdo natë. Ndihesha si objekt, si një skllave!", tha ajo.

Takimet seksuale, sipas akuzave, pothuaj gjithmonë ndodhnin në prani të një anëtari tjetër, më të vjetër të familjes së tij. Laura (siç është emri i rremë i gruas tjetër), pretendon se Iglesias e puthi në buzë dhe i preku gjoksin kundër vullnetit të saj.

Hulio Iglesias është yll muzikor spanjoll dhe ndërkombëtar, me më shumë se 300 milionë pllaka të shitura në tërë botën. bsh/

Foto: Uikipedia

Остани поврзан