Hiper: Rusia është e aftë të jetë agresore, prandaj nuk na befasojnë kërcënimet e saj drejt Greqisë
- – Nuk përfaqëson kurrfarë befasie ajo që Rusia kërcënohet dhe Komisioni Evropian shpreh solidaritet të plotë me Greqinë pas kërcënimeve të dërguara ndaj saj nga ana e Moskës, deklaroi sot zëdhënësja e KE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Anita Hiper.
Bruksel, 21 nëntor 2025 (MIA) – Nuk përfaqëson kurrfarë befasie ajo që Rusia kërcënohet dhe Komisioni Evropian shpreh solidaritet të plotë me Greqinë pas kërcënimeve të dërguara ndaj saj nga ana e Moskës, deklaroi sot zëdhënësja e KE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Anita Hiper.
Deklarata e Hiperit ishte përgjigje e pyetjes së gazetarëve për qëndrimin e Komisionit Evropian në lidhje me akuzat e djeshme të Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme se Greqia ndërmerr “kurs provokues të konfrontuar” kundër Rusisë dhe se Moska do të përgjigjet me “hapa të hapur armiqësorë” drejt Athinës, për shkak të vendimit të saj që të bashkëpunojë me Ukrainën në ndërtimin e anijeve.
Hiperi shtoi se nëse pyesni pse Rusia e bën këtë është njëjtë si të pyesni ndonjë dhunues pse torturon dikë.
“E pamë që Rusia është e aftë të jetë agresore dhe për këtë jemi me Ukrainën në gjithë këtë. Përveç kësaj, pamë edhe sjellje provokuese dhe kërcënime nga Rusia për sigurinë tonë, siç janë kërcënimet e përsëritura hibride për vendet e tona anëtare. Për këtë ndërmarrim masa për fuqizim të mbrojtjes sonë dhe angazhohemi për mbështetje të Ukrainës”, shtoi Hiperi.
Ajo konfirmoi edhe se KE do të punojë në përgatitjen e pakos së ardhshme të sanksioneve drejt Rusisë, duke përkujtuar se edhe në Këshillin e djeshëm për punë të jashtme të BE-së u fol për marrjen e hapave për menaxhim më efikas me të a.q. flotë ruse në hije, me qëllim që të ulen të ardhurat e Moskës me të cilat do t’i financonte aktivitetet e tilla.
“Angazhohemi që t’i ulim të gjitha të ardhurat të cilat i ka Rusia deri në shkallën më të vogël në të cilin është e mundshme”, shtoi Hiper. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s