• петок, 05 декември 2025

Hidhet shorti i plejofit për kualifikim në Kampionatin botëror në SHBA, Kanada dhe Meksikë

Hidhet shorti i plejofit për kualifikim në Kampionatin botëror në SHBA, Kanada dhe Meksikë

Cyrih, 20 nëntor 2025 (MIA) - Sot në selinë e FIFA-s në Cyrih është hedhur shorti i plejofit për kualifikimin në Kampionatin Botëror 2026, i cili do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Kombëtarja e Shqipërisë ndeshjen e parë e luan me Poloninë dhe në rast të fitores, do të luajë me fituesin nga përballja mes Ukrainës dhe Suedisë.

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë kundër Sllovakisë, ndërsa nëse e fiton, do të luajë me fituesin mes Turqisë dhe Rumanisë.

Ndërkaq, fudbollistët e Maqedonisë së Veriut do të luajnë me Danimarën në gjysmëfinale, ndërsa nëse kalojnë më tutje, do të përballen me më të mirin nga ndeshja Çekia - Republika e Irlandës.

Pengesa e parë për reprezentacionin e Bosnjë e Hercegovinës do të jetë Uellsi në Kardif, ndërsa ndeshja e dytë potenciale, edhe më e vështirë, do të jetë kundër fituesit mes Italisë dhe Irlandës së Veriut.

Ndeshjet gjysmëfinale luhen më 26 mars të vitit të ardhshëm, ndërsa finalet janë në program më 31 mars. bsh/

Остани поврзан