Hegset: Uashingtoni dhe Pekini do të vendosin kanale të drejtëpërdrejta për komunikim ushtarak
- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegset mbrëmë deklaroi se Uashingtoni dhe Pekini, do të vendosin kanale të drejtëpërdrejta për komunikim ushtarak, duke shtuar se marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve "nuk kanë qenë kurr më të mira".
Kuala Lumpur, 2 nëntor 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegset mbrëmë deklaroi se Uashingtoni dhe Pekini, do të vendosin kanale të drejtëpërdrejta për komunikim ushtarak, duke shtuar se marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve "nuk kanë qenë kurr më të mira".
Hegset tha se ka biseduar me homologun kinez, admiralin Dong Xhun, mbrëmë vonë në margjinat e takimit rajonal të sigurisë dhe se kanë ranë dakord se "paqja, stabiliteti dhe marrëdhëniet e mira janë rruga më e mirë për dy vende të mëdha dhe të fuqishme", raportuan agjencitë botërore.
Këtë ai e njoftoi në rrjetin social X disa orë pasi i bëri thirrje vendeve të Azisë Juglindore të jenë të vendosura dhe të forcojnë forcat e tyre detare për t'u përballur me veprimet gjithnjë e më "destabilizuese" të Kinës në Detin e Kinës Jugore.
Deti i Kinës Jugore mbetet një nga pikat më të paqëndrueshme në Azi, ndërsa Pekini zyrtar pretendon të drejtën mbi pothuajse të gjithë rajonin, ndërsa vendet anëtare të ASEAN-it – Filipinet, Vietnami, Malajzia dhe Brunei – po ashtu pretendojnë se kanë zona bregdetare dhe objekte në atë hapësirë. qa/
Foto: EPA