Hegset: Tre persona u vranë në sulmin ndaj ushtrisë amerikane në Detin e Karaibeve
- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegset, njoftoi në Platformën Iks se tre persona u vranë në sulmin e mbrëmshëm amerikan ndaj një anijeje të dyshuar për transportimin e drogës në Detin e Karaibeve.
Uashington, 7 nëntor 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegset, njoftoi në Platformën Iks se tre persona u vranë në sulmin e mbrëmshëm amerikan ndaj një anijeje të dyshuar për transportimin e drogës në Detin e Karaibeve.
Hegset shtoi se anija operohej nga "një organizatë e përcaktuar si terroriste", por nuk dha detaje të mëtejshme.
SHBA në shtator sistemoi 10 aeroplanë luftarakë F-35 në Porto Riko, si dhe tetë anije luftarake dhe një nëndetëse bërthamore në Detin e Karaibeve jugore pranë bregut të Venezuelës, me sa duket si pjesë e një operacioni kundër tregtisë së paligjshme të drogës. Që atëherë, ka kryer më shumë se dhjetëra sulmesh ndaj anijeve pranë bregut të Venezuelës dhe në Oqeanin Paqësor lindor, ku u vranë më shumë se 60 persona. sa/
foto: EPA