• петок, 21 јуни 2024

Hapet konkurs për çmimet vjetore të SHSHM-së për vititn 2023

Hapet konkurs për çmimet vjetore të SHSHM-së për vititn 2023

Shkup, 21 qershor 2024 (MIA) - Këshilli Drejtues i Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë (SHSHM) hapi konkursin tradicional për çmimet "Stale Popov" për vepër në prozë, "Aco Shopov" për përmbledhje me poezi, "Vanço Nikoleski" për libër për fëmijë dhe të rinj, "Dimitar Mitrev" për kritikën e librit dhe shkrimin e esesë dhe "Most" për një libër të shkruar në një nga gjuhët e kombësive.

 "Për shkak të mungesës së kushteve objektive, Shoqata në fillim të këtij viti nuk i ka ndarë pesë çmimet që tradicionalisht i ka dhënë çdo vit që nga themelimi në vitin 1947", thuhet në njoftim.

 Sipas organizatorëve të konkursit për veprat më të mira letrare të botuara në vitin 2023, librat mund të dorëzohen nga autorët e veprave ose botuesit e tyre (me pëlqimin paraprak të autorit), ndërsa regjistrimi mund të bëhet jo më vonë se data 5 korrik, me dorëzimin e tre kopjeve të veprës në ambientet e SHSHM- së (nga e hëna deri të premten, nga ora 9 deri në orën 17), ose me dorëzim të tre kopjeve të veprës me postë, në adresën në rr.  "Maksim Gorki" nr. 18 në Shkup. Nga SHSHM-ja thonë se është e dëshirueshme që të dërgohet një version elektronik (fajli PDF/DOC) i veprës së dorëzuar në adresën elektronike drustvonapisatelimk@gmail.comqa

Foto: SHSHM

 

Остани поврзан