• среда, 16 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Hapet hetim i ri kundër Marin Le Pen - për kërcënime ndaj gjykatësve

Hapet hetim i ri kundër Marin Le Pen - për kërcënime ndaj gjykatësve

 Paris, 1 prill 2025 (MIA) - Autoritetet franceze kanë nisur një hetim të ri ndaj Marin Le Pen, lideres së partisë së djathtë Tubim Kombëtar, e cila një ditë më parë u shpall fajtore për përvetësim të fondeve nga Parlamenti Evropian.

Këtë herë, Le Peni dyshohet për "kërcënime ndaj gjykatësve", raportuan mediat franceze, duke cituar një burim gjyqësor. 

 "Është ngritur hetim i ri pas kërcënimeve ndaj gjykatësve të Gjykatës Penale të Parisit, të cilët të hënën dënuan Marin Le Pen me pesë vjet ndalim për të marrë pjesë në zgjedhje, me efekt të menjëhershëm", shkruajnë mediat.

Një ditë më parë, Këshilli i Lartë i Gjykatësve njoftoi se ishin bërë kërcënime ndaj gjykatësve që kryesonin me rastin e Le Penit pas aktvendimit të saj. 

 Zyra e presidentit të parë të Gjykatës së Apelit, Zhak Bulard në rrjetet sociale publikoi për "sulme personale ndaj tre gjykatësve në këshill".

Më pas, ministri francez i Drejtësisë Zherald  Darmanin i quajti të papranueshme kërcënimet ndaj gjykatësve, ndërsa kryeministri Fransoa Bajru tha se ishte e pamundur të kritikohen vendimet gjyqësore. 

 Gjykata e Parisit dje e dënoi dje Le Penin me katër vjet burg, dy prej të cilave ishin me kusht, në rast të përvetësimi të fondeve të Parlamentit Evropian. Politikania nuk do të shkojë në burg dhe do të bëjë dy vjet në shtëpi me byzylyk elektronik. Ajo është urdhëruar të paguajë një gjobë prej 100.000 euro.

Përveç kësaj, Le Peni nuk do të jetë në gjendje të kandidohet për asnjë post të zgjedhur për pesë vitet e ardhshme, që do të thotë se ajo nuk do të kandidohet për presidente e Francës në vitin 2027. 

 Sipas një studimi të publikuar nga Zhurnal du Dimanshe (Journal du Dimanche), 37 për qind e të anketuarve ishin të përgatitur të votonin për politikanen në raundin e parë të zgjedhjeve dhe ajo kryeson mes të gjithë kandidatëve të tjerë të mundshëm. Le Peni tri herë është kandiduar për presidente. Në vitin 2012 humbi në raundin e parë nga Fransoa Oland dhe Nikolla Sarkozi. Ajo arriti në raundin e dytë në vitin 2017 dhe vitin 2022, por humbi të dyja herë nga Emanuel Makroni me një dallim të vogël.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан