Blumberg: SHBA-ja e ka zvogëluar vlerësimin e borxhit të Ukrainës për 200 miliardë dollarë
- SHBA-ja ka lehtësuar kërkesat deri te Ukraina që ta kthejë ndihmën që ka marrë nga SHBA-ja gjatë luftës së saj me Rusinë, deklaruan burimet për Blumberg Njuz.

Uashington, 16 prill 2025 (MIA) - SHBA-ja ka lehtësuar kërkesat deri te Ukraina që ta kthejë ndihmën që ka marrë nga SHBA-ja gjatë luftës së saj me Rusinë, deklaruan burimet për Blumberg Njuz.
Ata, shtuan se, pas një raundi bisedimesh në Uashington javën e kaluar, administrata e presidentit Donald Tramp vlerësoi se vlera e ndihmës që SHBA-ja i kanë dhënë Kievit që nga fillimi i luftës është rreth 100 miliardë dollarë.
SHBA-ja paraprakisht vlerësoi se borxhi i Ukrainës është rreth 300 miliardë dollarë. rq/
Foto: arkivi i MIA-s