Mjekë pa kufij: Gaza u bë varrezë masive për palestinezët
- Rripi i Gazës u bë varrezë masive për palestinezët dhe atyre që u ndihmojnë, kumtoi sot organizata joqeveritare "Mjekë pa kufij".

Gjenevë, 16 prill 2025 (MIA) - Rripi i Gazës u bë varrezë masive për palestinezët dhe atyre që u ndihmojnë, kumtoi sot organizata joqeveritare "Mjekë pa kufij".
"Jemi dëshmitarë të shkatërrimit dhe shpërnguljes me dhunë të tërë popullatës në Gazë", deklaroi koordinatorja për raste emergjente të "Mjekëve pa kufij" në Gazë, Amanda Bazerol.
Sulmet vdekjeprurëse të forcave izraelite tregojnë se "siguria e punëtorëve humanitarë dhe mjekësorë në Gazë është lënë anash", sipas organizatës joqeveritare, 11 të punësuarit e së cilës janë vrarë nga fillimi i luftës në territorin palestinez.
"U bëjmë thirrje autoriteteve izraelite që menjëherë ta heqin rrethimin johuman dhe vdekjeprurës të Gazës, t'i mbrojnë jetët e palestinezëve, si dhe jetët e personelit humanitar dhe mjekësor dhe të bashkëpunojnë në vendosjen e sërishme të armëpushimit", thuhet në kumtesën e organizatës joqeveritare. bsh/
Foto: MIA arkiv