Hamas: Shkatërrimi i vazhdueshëm i shtëpive në Gazë është shkelje e marrëveshjes për armëpushim
- Zëdhënësi i grupit militant palestinez Hamas, Hazem Kasem, sot deklaroi se bombardimet dhe shkatërrimi i vazhdueshëm i shtëpive dhe zonave të banimit në Rripin e Gazës nga Izraeli është shkelje e qartë e marrëveshjes për armëpushim.
Gazë, 3 nëntor 2025 (MIA) - Zëdhënësi i grupit militant palestinez Hamas, Hazem Kasem, sot deklaroi se bombardimet dhe shkatërrimi i vazhdueshëm i shtëpive dhe zonave të banimit në Rripin e Gazës nga Izraeli është shkelje e qartë e marrëveshjes për armëpushim.
Ai u bëri thirrje ndërmjetësuesve të ushtrojnë presion mbi Izraelin "për të ndaluar këto shkelje, të cilat përfshijnë vrasje, zgjatjen e bllokadës, kufizimin e ndihmës dhe mbylljen e përhershme të pikës kufitare Rafah", informoi gazeta saudite, Ashark al-Avsat.
Agjencia palestineze e lajmeve Vafa (WAFA) sot kumtoi se forcat izraelite vazhduan të shkelin marrëveshjen për armëpushim, duke thënë se shkolla Al-Hansa dhe rrethina e saj në qytetin Abasan al-Kabira, në lindje të Kan Junis, si dhe plazhi pranë kampit të refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Gazës, u goditën sot nga zjarri artilerik izraelit. bsh/
Foto: EPA