Hamas: Bisedimet në Majami janë kyçe për fazën e ardhshme të armëpushimit në Gazë
- Funksionari i lartë i Hamasit, Basem Naim, deklaroi se bisedimet në Majami për fazën e ardhshme të armëpushimit në Gazë duhet t'i japin fund asaj që ai e quajti "shkelje të marrëveshjes së armëpushimit nga ana e Izraelit".
Gaza, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Funksionari i lartë i Hamasit, Basem Naim, deklaroi se bisedimet në Majami për fazën e ardhshme të armëpushimit në Gazë duhet t'i japin fund asaj që ai e quajti "shkelje të marrëveshjes së armëpushimit nga ana e Izraelit".
Naim tha se Hamasi pret që bisedimet të rezultojnë në angazhimin e Izraelit për të respektuar marrëveshjen e arritur në Sharm el-Sheik, si dhe të rris protokollin e ndihmës humanitare në Gazë, njoftoi "Tajms of Izrael".
Ai shtoi se bisedimet duhet të përfshijnë edhe zbatimin e pjesëve të mbetura të planit të presidentit amerikan, Donald Tramp, që synojnë stabilitetin afatgjatë, rikonstruimin e Gazës dhe procesin politik që do t'u lejonte palestinezëve të vetëqeveriseshin dhe të krijonin një shtet sovran.
Marrëveshja e Sharm el-Sheik, e arritur në tetor, kërkon një armëpushim, një tërheqje të pjesshme të forcave izraelite nga Gaza, kthimin e të gjithë pengjeve dhe lirimin e gati 2.000 palestinezë të burgosur. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë nikoçir të bisedimeve në Majami, ku po presin të dërguari e posaçëm amerikan, Stiv Vitkof, të takohet me përfaqësues nga Katari, Egjipti dhe Turqia. rq/
Foto: arkivi i MIA-s