Hajrullahi paralajmëroi kandidaturë për prokuror publik republikan: PP është gjunjëzuar, duhet të pastrohet në mënyrë që të kthehet imazhi dhe funksionaliteti
- Pasi që ishte suspenduar dhe me dorëheqje e braktisi Prokurorinë publike, avokati dhe ish-prokurori i lartë publik, Mustafa Hajrullahi paralajmëroi se do të kandidojë për prokuror publik republikan, duke cekur se prokuroria duhet të pastrohet në mënyrë që të kthehet imazhi dhe funksionaliteti i saj.
Shkup, 16 janar 2026 (MIA) - Pasi që ishte suspenduar dhe me dorëheqje e braktisi Prokurorinë publike, avokati dhe ish-prokurori i lartë publik, Mustafa Hajrullahi paralajmëroi se do të kandidojë për prokuror publik republikan, duke cekur se prokuroria duhet të pastrohet në mënyrë që të kthehet imazhi dhe funksionaliteti i saj.
Gjatë pjesëmarrjes në emisionin "Për apo kundër" në televizionin Alfa, Hajrullahi tha se Prokuroria publike ndodhet në krizë të thellë institucionale dhe se funksionon pa kierarki të qartë dhe përgjegjësi. "Do të konkurroj për prokuror republikan, i përmbushi kushtet, të shohim. pse jo. Shpresoj se nëse eventualisht zgjidhem prokuror publik republikan tashmë nuk do të bisedojmë për këto çështje", tha Hajrullahi.
Ai vlerësoi se Prokuroria publike funksionon "sipas parimit të lëvizjes së braunit" dhe paralajmëroi se është e mundur rizgjedhja e disa prej udhëheqësve aktual në sistem, që, sipas tij, do të thoshte vazhdim të "praktikave të vjetra dhe ndikimeve politike".
Sipas hajrullahi, institucioni duhet të pastrohet nga "dhjetëra njerëz" të cilët e rrënuan imazhin në llogari të "shumicës së madhe të prokurorëve të ndershëm".
Duke folur për punën e dy ish-prokurorëve republikan, Ljupço Kocevski dhe paraardhësit të tim Ljubomis Joveski, Hajrullahi adresoi kritika të ashpra duke cekur se prokuroria nën udhëheqjen e Kocevskit ishte devalvuar në mënyrë serioze, përderisa, ndërkaq, për paraardhësin e tij, tha se nuk ka pasur kapacitet ta udhëheqë institucionin.
Në intervistë, ish-prokurori i lartë publik Hajrullahi, gjithashtu paralajmëroi se mandati i mundhshëm i ri për Gavrill Bubevskin në krye të prokurorisë themelore publike - Shkup do të thoshte, siç tha, thellim shtesë i kaosit.
Sipas tij, mu atë që nuk mundën përmes tij si shef i Prkurorisë së lartë publike - Shkup t'i realizojnë lëndëtpolitike, është edhe një prej shkaqeve për suspendimin e tij.
Sipas tij, prokurorët nga Prokuroria speciale publike janë vetëm disa të cilët shihen, por, siç tha, rrënjët i kanë shumë të thella dhe prandaj, konsideron, se ligjërisht duhet të pastrohet pas punës së tyre.
"Nuk ka dëshmi. Kështu që edhe ato lëndë që shkonin pas ankesave tek ne, binin për shkak se ishin lëndë të parëndësishme pa asnjë dëshmi. Me forcë i nxirrnin të gjitha aktvendimet, ka njerëz që vuajtën dënim me burg nga nuk e di se sa vite pa asnjë dëshmi. Paraburgim pas paraburgimit. Do të thotë shkelje më brutale e dinjitetit njerëzor", tha Hajrullahi. ab/
Foto: МIА arkivi