Haiti shpalli tre ditë zie pas uraganit "Melisa"
- Qeveria e Haitit ka shpallë tre ditë zie kombëtare, duke filluar nga sot, pas uraganit "Melisa", i cili shkaktoi vdekjen e 30 personave në kombin karibian për shkak të vërshimeve dhe rrëshqitjeve të dheut, sipas autoriteteve të mbrojtjes civile.
Port o Prens, 3 nëntor 2025 (MIA) - Qeveria e Haitit ka shpallë tre ditë zie kombëtare, duke filluar nga sot, pas uraganit "Melisa", i cili shkaktoi vdekjen e 30 personave në kombin karibian për shkak të vërshimeve dhe rrëshqitjeve të dheut, sipas autoriteteve të mbrojtjes civile.
Qeveria gjithashtu ka shpallë gjendje të jashtëzakonshme në disa rajone.
Uragani i ka gopditur edhe Jamajkën, Kubën dhe Bahamet. Në Jamajja "Melisa" ka goditur me fuqi të plotë, me ç'rast kanë humbur jetën 28 persona, sipas raporteve preliminare zyrtare.
Ministrja e Kulturës në Jamajka njoftoi se do të organizojë koncerte humanitare për grumbullimin e fondeve për rindërtim. mb/
Foto: EPA